Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, si çështje pronësie

14:31 / August 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Acka 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e PD-së, Flutura Açka kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. Për të heshtja e disa figurave të rëndësishme tregon që gjithçka ka ndodhur me vetëdije të plotë.

“Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi, një mënyrë të shprehuri të forcës se kush e dominon partinë. Sigurisht që në këtë luftë do të fitonte zoti Berisha. Nuk ka njeri dyshime se është më i zoti dhe më karizmatiku. Në luftën e tij personale, zoti Berisha është në të drejtën e vet, por pyetja është: a është kjo ajo që duhet të ndodhte me Partinë Demokratike? Ja dhanë edhe një mundësi demokratët, por duhet të kishte një reflektim.

Nëse do të vazhdohet kështu, që mirë jemi kështu siç jemi në opozitë. Mirë je sepse je drejtues i opozitës, por nuk është kjo ajo që do të donte PD-ja. Ky Rithemelimi ka qenë thjesht alibi mbi alibi për të kamufluar kontrollin e partisë.

Po qe çështja për pronësinë e partisë, atëherë nuk jemi në kufijtë e demokracisë. Nëse kjo është ajo çka mëton kjo parti, atëherë nuk është Parti Demokratike sepse i bie që nuk është parti që kupton reformimin. Në humbje askush nuk mban përgjegjësi. Ai grup që qëndroi në mes, për të krijuar një farë ure mes dy fraksioneve, u shit shumë lirë. Heshtja e disa figurave të rëndësishme tregon që gjithçka ka ndodhur me vetëdije të plotë”, shtoi Flutura Açka.

Açka Berisha PD rithemelimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.