Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar takimin mes Trump, liderit të Kievit dhe liderëve të BE-së në Uashington.
Në një lidhje skype për Report Tv ai tha se Ukraina e ka të vështirë që të çlirohet nëse nuk ka mbështetjen e SHBA.
“Mund të mos harrohet por ta çlirojë ushtarakisht, Ukraina nuk çlirohet dot pa ndihmën e SHBA dhe BE madje është me dyshim që nëse SHBA nuk e mbështet vetëm BE do ta ketë të vështirë”.
Spahiu tha se është e vështirë që të arrihet një marrveshje.
“Është një marrëveshje e vështirë për tu arritur. Nëse zelensky do të zgjedh luftën do të brasktiset nga shumë aleatë, ai është sot atje sepse urkaina nuk i çliron dot e vetme territoret e veta. Nëse ata do ti çlironin pa ndihmën e maerikanve nuk do ti lutej këtyre për armë dhe për para dhe nëse e brakstiin këta aleatë i bie që rusia do ta pushtointe të gjithë vendin dhe kush do ta donte këtë“.
