Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha lëshon deputetët, pas Metës dhe Mediu me grup parlamentar: Bojkoti nuk ka qenë efektiv

15:57 / August 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatmir Mediu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koalicioni opozitar ia doli të sigurojë vetëm 50 mandate ne zgjedhje. Sali Berisha vendosi ti strehojë në listë të sigurtë aleatët, të cilët nëse bëheshin të gjithë bashkë, arrinin numrin 7, që përbën kuotën minimale për formimin e një grupi parlamentar, por doktori vendosi që nderin më të madh t’ia bëjë Ilir Metës.

Jo vetëm Ilir Meta, edhe aleatët historik të Partisë Demokratike presin që Sali Berisha tu bëjë nderin e fundit për votat që sollën në zgjedhjet e fundit të 11 Majit. Fatmir Mediu konfirmoi bisedimet me Partinë Demokratike qe mban hapur merkaton e transferimit te deputeteve brenda kampit opozitar. Për kryerepublikanin konfigurimi i opozitës në Parlament bëhet jo vetëm për qëllim të përfitimit të benefiteve që gëzojnë grupet kuvendore.

“Kemi bërë konsultime ideja është që të ketë dy tre grupe parlamentare që të funksionojnë me qëllime dhe qëndrime të përbashkëta opozitare nuk mund të ketë grupe parlamentare që krijohen thjesht për ti dhënë hapësira për të folur, por për të vepruar në mënyrë të përbashkët. Qëndrimet që mbahen ne mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe sallën e Kuvendit kanë vlerë kur ka grupe parlamentare të ndryshme nëse janë qëndrime që koordinohen me njëri-tjetrin”, u shpreh Mediu.

Sali Berisha duhet të nxitojë t’i japë zgjidhje jo vetëm dilemës se grupeve kuvendore, por edhe raportit që Partia Demokratike do ketë me Kuvendin e ri që në bindjen e kryedemokratit është produkt t i një farse elektorale.

“Që është një farsë elektorale kjo është e qartë dhe është e dëshmuar edhe nga raporti i OSBE OHDIR, por unë mendoj se opozita ka detyrën e vet për ta kthyer parlamentarizmin shqiptar në bazë ligjore dhe Kushtetuese. Dhe e është provuar se çdo lloj bojkoti nuk ka qenë asnjëherë efektiv. Dhe brenda kësaj duhet të jetë e ashpër sepse kemi të bëjmë me situatë të papranueshme, por duhet të jetë e logjikshme që shqiptarët ta kuptojnë sa më mirë”, tha kreu i PR-së.

Berisha deputete grup parlamentar mediu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.