Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e shtatorit.
Shqipëria do të luajë me Gjibraltarin një duel miqësor më 4 shtator në orën 18:00, në “Europa Point Stadium” të Gjibraltarit, ndërsa pas 5 ditësh do të presë në “Arenën Kombëtare” Letoninë, në sfidën e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.

