Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tifozët nuk shfaqin interes për biletat, TKZ: Refuzim për një federatë që është kundër popullit

15:31 / August 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
540941266 1187665986729845 7180300164419679017 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi kuqezi luan më 9 shtator kundër Letonisë në Tiranë, në kuadër të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës. Ndryshe nga çdo sfidë tjetër, dueli nuk po preferohet nga tifozët dhe në shitje ka shumë bileta, paçka se FSHF ndryshe nga herët e tjera ka hapur edhe një pikë fizike për shitje. Diçka e tillë vjen edhe pas thirrjes së Tifozave Kuq e Zi për refuzim, të cilët janë përjashtuar nga FSHF, pas përplasjes me Federatën për bashkorganizimin e Euro 2027 për 21-vjeçarët me Serbinë.

TKZ në një reagim të fundit thotë se ky është një ‘guxim kundër një federate që është kundër popullit të saj’. Si të mos mjaftonte interesi i ulët, kujtojmë se UEFA ka dënuar FSHF-në me reduktimin e 20 përqind të numrit të kapacitetit të stadiumit për sfidën kundër Letonisë, kjo për shkak të thirrjeve raciste në sfidën e shkuar me Serbinë.

“Ju falenderojmë të gjithëve për guximin dhe për angazhimin që keni bërë deri tani, për refuzimin e një federate që është kundër popullit të saj, kundër tifozëve të Kombëtares. Ky refuzim, i ka detyruar që të sponsorojnë njoftimet në rrjete sociale për ndeshjet e Kombëtares, ndërsa që pak muaj më herët biletat “avulloheshin” brenda pak orëve”, shkruan TKZ, që kujton se FSHF ka sponsorizuar postimin për biletat e ndeshjes, kjo prej interesit të pakët.

bileta Tifozët TKZ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.