Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Europa na ka bërë të vuajmë, por një ditë do të martohemi

15:10 / September 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1756731262xscreenshot 4 202
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në Forumin e Bledit, tha se Shqipëria ka objektiva të qarta për të realizuar kriteret që duhen për të mbyllur procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian brenda vitit 2027. ”Pastaj janë shtetet anëtare dhe pjesë tjetër e procesit. Ne po ecim përpara dhe nuk po bëjmë pyetje”, tha Rama në fjalën e tij.

”Në Bled vjen të ndash vizionin dhe pastaj shkon në Bruksel dhe duhet të jesh një nxënës shumë i zellshëm”. Rama shtoi se procesi i anëtarësimit mbetet tepër i rëndësishëm dhe datat nuk janë thelbësore.

”Nuk ka vend për nxitim, sepse besoj që pjesa më e rëndësishme për Shqipërinë të paktën, është që ta përdorë procesin e anëtarësimit si proces shtetndërtimi, sepse Europa është një bekim për vende si tonat, sepse është vendi i vetëm ku mund të marrësh dijet si të ndërtohen institucionet. Ne nuk kemi pasur kurrë institucione dhe ky është procesi më i vështirë.

Ky është dallimi me Afganistanin, Irakun. Patjetër nuk na pëlqen që ta kemi trafikun aq të përsosur sa në Gjermani, por duhet ta bëjmë. Europa është këtu që të na mësojë sesi të vendosen semaforët. Ne po përparojmë, jemi absolutisht euro-optimistë. E duam Europën pa kushte edhe pse na ka bërë të vuajmë shumë. Kemi bindjen e plotë që një ditë do të martohemi”,-tha kreu i qeverisë.

BE Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për një viktimë

22:51 / July 9, 2026

“Protesta është “ulur” në kafe”, Minxhozi: Ka një palë të tretë, por pa lidership!

22:40 / July 9, 2026

Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor

22:21 / July 9, 2026

“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS

21:59 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.