Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I dënuar në Itali me 5 vite burg për trafik lëndësh narkotike, 43-vjeçari me dy emra arrestohet në Tiranë

11:00 / September 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture276 676x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge. Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli rezulton i dënuar në Itali me 5 vite e 1 muaj burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Vendimi ndaj tij është dhënë më 6 maj 2025 nga Gjykata e Apelit në Milano. Interpol Tirana po punon me procedurat për të bërë të mundur ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 66”.

Kapet në Tiranë, një 43-vjeçar, i dënuar në Itali, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 66”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano, me vendimin e datës 06.05.2025, e ka dënuar me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

arrest Burg emra Tirane trafik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.