Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbledhja e Komitetit të UEFA-s në Tiranë, Ceferin letër Dukës, vlerëson organizimin dhe mikpritjen nga FSHF

17:00 / September 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Presidenti Duka dhe Presidenti i UEFA s Alexander Ceferin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit për herë të parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla që u zhvilluan këtë javë në Tiranë.

“Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin perfekt gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla këtë javë në Tiranë. Ishte një kënaqësi e vërtetë për UEFA-n të bashkëpunonte me Federatën tuaj – jo vetëm për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta në zhvillimin e futbollit, por edhe për të përjetuar shpirtin e vërtetë të Tiranës”, shkruan presidenti Čeferin.

Ai thekson se energjia e kryeqytetit shqiptar, mikpritja dhe organizimi i detajuar lanë mbresa të mëdha tek të gjithë pjesëmarrësit. “Energjia e gjallë e qytetit, historia e pasur dhe fryma mikpritëse lanë një përshtypje të pashlyeshme tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ambasadorët dhe drejtuesit e lartë. Përkushtimi juaj personal ishte i dukshëm në çdo detaj dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin tuaj të palodhur”, vijon letra.

Në mënyrë të veçantë, presidenti i UEFA-s vlerëson edhe përfshirjen e fëmijëve dhe shkollave në Festivalin e Futbollit në Shkolla, duke e cilësuar atë si një moment unik dhe frymëzues: “Përfshirja e shkollave lokale dhe stafit tuaj në festival ishte shembullore, plot gëzim, krenari dhe një dashuri të thellë për lojën. Ishte më shumë se një ngjarje; ishte një festë e komunitetit dhe e kulturës”, shkruan Čeferin. Letra mbyllet me një falënderim të ngrohtë për presidentin Duka dhe mikpritjen shqiptare. “Faleminderit, Armand! Tirana na hapi zemrën dhe ne do ta mbajmë këtë ngrohtësi me vete”.

Në datën 11 shtator u mbajt për herë të parë në Tiranë mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila solli në vendin tonë drejtuesit më të lartë të futbollit evropian. Kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që e shoqëronin, u pritën në një takim të veçantë edhe nga kryeministri Edi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria pret Samitin e NATO-s/ Ministri Nufi: Vendim që tregon besimin e aleatëve

22:58 / July 8, 2026

Botërori 2026 afron ora e së vërtetës, cilat do të jenë skuadrat gjysmëfinaliste dhe si do të shkojnë çerekfinalet?

22:43 / July 8, 2026

Irani: Do ta mbyllim Ngushticën e Hormuzit nëse sulmohemi sërish nga SHBA

21:17 / July 8, 2026

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

20:59 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.