Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Parlamentin Europian, vlerëson Oliver Röpke: Këmbëngulët që ardhmja e Ballkanit është në BE

16:43 / September 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1758116962xrama1jpg 684
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që me transformoi nga një skeptik të amdh kur bëhej fjalë për dialogun social në idhtar të këtij dialogu”,-tha kryeministri Edi Rama në Parlamentin Europian në nder të përfundimit të Mandatit të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë vlerësoi rolin udhëheqës të Oliver Röpke, që sipas tij ka frymëzuar dhe ka lënë gjurmë të pashlyera.

“Ja pse e ndjeva të bëhesha pjesë me ndjenja të përziera që i kam edhe në këtë moment se e di që kjo mbledhje shënon fundin e presidencës së Oliver Röpke. Është momenti të kremtojmë punën e një udhëheqësi të jashtëzakonshëm dhe për të reflektuar për rolin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian si urë mes institucioneve e qytetarëve dhe se forca e Europës qëndron te njerëzit pjesëmarrja e dialogu dhe jo te bërja e debatit me Zotit. Lidershipi juaj ka frymëzuar udhëheqjen tuaj dhe ka lënë gjurmë të pashlyer”.

Rama solli në vëmendjen se kur Oliver Röpke mori presidencën Shqipëria nuk kishte hapur asnjë kapitull ndërsa sot është shumë pranë anëtarësimit. ”Kur morët presidencën, Europa lundronte në stuhi, ndonjëherë njerëzit e harrojnë se çfarë ka shkuar, por vragat e pandemisë, lufta e agresionit rus në Ukrainë që formësoi kontinentin çështjet ekonomike, dhe Shqipëria pavarësisht se në pritje duket sikur nga epoka e gurit. Në atë epokë flokët i kisha të zinj. Ne nuk kishim mundur të hapnin asnjë kapitull negociues dhe përmes kësaj trazie ju sollët qetësi, bindje e paqe, konvertuat edhe skeptikë në idhtar dhe që i beson dialogut social.

Ju këmbëngulët fort se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE duke e tërhequr në debat shoqërinë tonë civile si mikpritës bujar që këmbëngul për të qenë në darkë. Ne jemi shumë mirënjohës. Jemi me Shqipërinë në turbo sprint. Vetëm dje hapëm 4 kapituj të tjerë përpos 24 të hapur. Në emër të qeverisë shqiptare. Europa lulëzon kur është e fortë dhe e bashkuar”,-tha Rama.

BE Oliver Röpke Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria pret Samitin e NATO-s/ Ministri Nufi: Vendim që tregon besimin e aleatëve

22:58 / July 8, 2026

Presidenti Begaj vizitë në Luginën e Preshevës, takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve!

21:40 / July 8, 2026

Irani: Do ta mbyllim Ngushticën e Hormuzit nëse sulmohemi sërish nga SHBA

21:17 / July 8, 2026

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

20:59 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.