Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A do të kandidojë për bashkinë Tiranë përballë Ogerta Manastirliut? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

21:59 / September 19, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi zbuloi sot në emisionin “Kjo Javë” nëse do të pranonte që të kandidojë përballë socialistes, Ogerta Manastirliu, për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

Bardhi tha se nuk i plotëson kriteret për të kandiduar për Bashkinë Tiranë, pasi vendlindjen dhe gjendjen civile e ka në Kavajë.

“Unë nuk flas asnjëherë me nëse. Së pari unë vendlindjen e kam në Kavajë dhe gjendjen civile e kam atje. Kështu që nuk kandidoj, nuk plotësoj dot kriteret për të kandiduar për bashkinë e Tiranës”, u shpreh Bardhi.

Gjithashtu ai tha se kandidatura për drejtimin e Bashkisë Tiranë nuk është vendimmarrje që i takon individit, por i takon strukturave drejtuese të PD.

“Kjo është një vendimmarrje që nuk i takon individit, por i takon strukturave drejtuese të PD”, tha demokrati.

Bardhi: Unë nuk flas asnjëherë me nëse. Së pari unë vendlindjen e kam në Kavajë dhe gjendjen civile e kam atje. Kështu që nuk kandidoj, nuk plotësoj dot kriteret për të kandiduar për bashkinë e Tiranës dhe së dyti i kam dëgjuar shpesh në studio televizive që lakojnë emra dhe pyesin individë a ke ambicie. Kjo është një vendimmarrje që nuk i takon individit, por i takon strukturave drejtuese të PD.

Gjithashtu Bardhi tha se shkarkimi i kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, është i vonuar. Më tej ai tha se PD ka nisur konsultimet brenda partisë mbi emrin që do të përfaqësonte më mirë opozitën në garën kundrejt Ogerta Manastirliut.

“Shkarkimi i Veliajt është i vonuar. Do të votojmë pro shkarkimit të tij por forma si procesi po ndiqet i urdhëruar nga Rama në Asamblenë e Përgjithshme, tipar që tregon autoritarizmin e tij a thua se kishte në kontroll pushtetin lokal. Këshilltarët tanë prej kohësh kanë kërkuar shkarkimin e tij por Rama nuk donte, sot iu tek. Do të shohim çdo ndodhë sepse Veliaj ka kërkuar ta çojë në Kushtetuese. Kemi nisur konsultimet brenda partisë, pasi kryetari jonë ka deklaruar se nuk braktiset gara, por edhe mbi emrin që do të përfaqësonte më mirë opozitën në garë”, tha Gazment Bardhi.

Kujtojmë se sot (19 shtator) kryebashkiaku Erion Veliaj bëri kërkesë për të qenë i pranishëm në Këshillin Bashkiak, që do të mblidhet për shkarkimin e tij nga posti.

Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej datës 11 Shkurt, ka kërkuar të jetë i pranishëm për një proces të rregullt ligjor.

Në një letër drejtuar kryetares dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj shprehet se mungesa e tij në detyrë nuk është vullnetare, por pasojë e një “masë sigurie disproporcionale”, e cila, sipas tij, ka krijuar një krizë institucionale dhe kushtetuese në kryeqytet.

“Kjo masë nuk ka izoluar vetëm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1 milion qytetarë të Tiranës”, shkruan Veliaj në letrën e tij.

Ai thekson se masa e sigurimit personal nuk përbën një vendim përfundimtar fajësie dhe se shkarkimi i tij në këtë fazë do të përbënte një tjetër shkelje të Kushtetutës nga pushteti vendor.

“Mungesa e imponuar nga një masë paraprake nuk është mungesë e vullnetshme, por një precedent i rrezikshëm për qeverisjen vendore”, shton ai.

“Mandati nuk më ka mbrojtur mua, përkundrazi, është arsyeja pse unë sot jam i izoluar. Por ai më detyron të mbroj kontratën katërvjeçare që qytetarët kanë firmosur me votën e tyre”, shkruan Veliaj ndër të tjera.

Në fund të letrës, Veliaj kërkon që t’i garantohet e drejta për të qenë i pranishëm dhe për t’u dëgjuar në mbledhjen e 23 shtatorit, duke e konsideruar këtë një të drejtë kushtetuese në kuadër të procesit të rregullt ligjor.

image 18
image 19

bashkia gaz bardhi kandidim ogerta manasterliu Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.