Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si ia ka “hedhur” drejtësisë prej 15 vitesh i “forti i Myslym Shyrit”

21:37 / May 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjergji Cukali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndër vite, drejtësia është treguar bujare me Gjergji Cukalin. Kështu, në vitin 2012, gjykimi i shkurtuar i uli në 1 vit e 4 muaj dënimin me 2 vjet burg dhënë nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.

Pesë vjet më vonë, në korrik 2017, falë gjyqit të shkurtuar, u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg, si pjesëtar i një grupi të angazhuar në shpërndarjen e drogave të forta në kryeqytet. Cukali e priti këtë vendim në liri.

Dy muaj para shpalljes së tij Gjykata e Lartë ia kishte zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, bazuar në një akt-ekspertim mjeko-ligjor, sipas të cilit qëndrimi në qeli i rrezikonte jetën. Masa e re u thye prej tij, veprim që i kushtoi rikthim në qeli.

Në maj 2018, në përballjen e radhës me gjykatën, u dënua me 3 muaj burg. Dënimi u ul në 2 muaj nga gjykimi i shkurtuar dhe në të njëjtin vendim gjykata urdhëroi lirimin, pasi dënimi ishte konsumuar me kohën e paraburgimit. Dërgimi në Apel i dosjes së grupit të drogës ka rezultuar me sukses vetëm për Gjergj Cukalin.

Në dhjetor 2018 Gjykata e Apelit vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg dhe lënien e tij në liri me kusht për 24 muaj. Apeli vlerësonte rrezikshmëri të pakët shoqërore të Cukalit.

“Izolimi i të pandehurit nga shoqëria do të sillte një dëm shumë të madh në jetën e tij dhe të familjes së tij, dhe nuk do të ndihmonte aspak në arritjen e qëllimit të dënimit, edukimin dhe rehabilitimin e tij”, arsyetonte Apeli në vendim.

Gjergji Cukali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë/Braçe del kundër mazhorancës, opozita bojkoton seancën

15:47 / July 16, 2026

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Rritet interesi për kompensimin 10% të fermerëve/ Fermerët kërkojnë 1.85 milionë euro kompensim

15:16 / July 16, 2026

Rama: “Nuk e kam harruar Martin Canin”, Smart City: Do të mundësojë që parandalimi të ngrihet në një nivel tjetër

15:05 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.