Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vajzat e PS debat me burrat e PD në Kuvend

19:55 / September 29, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
556967093 17934782010094322 8181099571768852104 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zegjine Çaushi dhe Sara Mila, të dyja deputete të reja të PS-së, këtë seancë të së hënës morën stafetën e replikës me opozitarët, të cilët kërkuan përsëritjen e seancës plenare për shqyrtimin e programit analitik të qeverisë. Akuzat tashmë të zakonshme të deputetëve të opozitës gjetën në sallën e Parlamentit reagimin e vajzave socialiste.

Demokratët bënë një interpretim të tyrin të rregullores së Kuvendit, duke folur të gjithë me radhë e duke kundërshtuar mënyrën se si Niko Peleshi drejton seancat plenare. Por, si replikë nuk morën fjalët e xhaketave të vjetra, por të vajzave socialiste. Niveli i akuzave arriti pikun kur në emër të demokratëve foli Flamur Noka.

Në foltoren e Kuvendit ai risolli akuzat e Sali Berishës për një takim në ishullin e Arubës të dy ministrave me përfaqësues të botës së krimit. Akuzat e demokratëve nuk trembën socialistët. Në emër të tyre, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i sfidoi që akuzat t’i shoqërojnë me emra konkretë. “Nuk janë këto ministra që janë tani, por ata që ishin përpara”, u përgjigj Noka.

Debati 120 minutësh nuk kishte lidhje me rendin e ditës, i cili parashikonte vetëm votimin e kalendarit të punimeve. Në momentin e votimit opozita braktisi sallën, si një vendim spontan, dhe jo të konsultuar më parë, pasi jo të gjithë e dinin se duhej bojkotuar votimi. Boshatisja e sallës nuk impaktoi votimin, pasi socialistët i kishin votat për të miratuar kalendarin dhe programin e punës, ku pas këtij akti, i hapet rruga të 11 komisioneve parlamentare që të nisin me shqyrtimin e projektligjeve të depozituara nga qeveria.

Debat kuvend PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.