Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Begaj pret presidentin e Letonisë, në fokus siguria dhe mbrojtja: Provokimet e Rusisë na bashkojnë më shumë

18:17 / October 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1759420755 bajrambegaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të enjte Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Vizita e tij në Tiranë pason atë të Presidentit Begaj në Riga vitin e kaluar, e cila ishte vizita e parë shtetërore e një Presidenti të Shqipërisë në tre vendet baltike. Si kryetarë shtetesh aleate në NATO, Presidentët Begaj dhe Rinkēvičs trajtuan në takim çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, në një kohë kur provokimet ruse u intensifikuan me shkeljet e hapësirës ajrore të disa shteteve.

“Rusia vijon aktet e saj të provokimit me shkeljet e përsëritura ajrore në disa vende anëtare të NATO-s, si: Polonia, Estonia, Danimarka dhe Rumania, çka na bën të jemi më të vendosur dhe të bashkuar në Aleancë për t’u përballur dhe për t’i dhënë fund jo vetëm këtyre provokimeve, por edhe luftës”,-është shprehur Begaj. Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua edhe për marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për situatën në Ballkanin Perëndimor, dhe në rajonin baltik.

“Ne shkëmbyem mendime të vyera edhe për zhvillimet e fundit në botë, Evropë dhe veçanërisht në rajonet tona të Ballkanit Perëndimor dhe të Baltikut. Ne dënojmë agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Të dyja vendet tona kanë mbajtur një qëndrim të palëkundur dhe sot theksuam mbështetjen e plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”,- ka thënë Begaj.

Presidenti Begaj vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë për sigurinë, duke theksuar kontributin e Letonisë përmes trupave në KFOR në Kosovë, si dhe të trupave shqiptare në prezencën e përparuar të NATO-s në “Camp Ādaži” të Letonisë. Të dy presidentët ndanë qëndrim të njëjtë për sa i përket shqetësimeve të sigurisë, duke përfshirë agresionin rus, kërcënimet hibride dhe bashkëpunimin për sigurinë kibernetike, keqinformacioni dhe dizinformimi, brenda kornizave të NATO-s dhe BE-së.

Në takim u rikonfirmua angazhimi edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor. Presidenti i Republikës i përcolli homologut të tij Rinkēvičs mirënjohje për mbështetjen e Letonisë në procesin e anëtarësimit evropian, duke u shprehur se ka pritshmëri të larta nga Presidenca Letoneze e BE-së në vitin 2028, në një kohë kur Shqipëria është zotuar të mbyllë negociatat në 2027-ën dhe në 2030 të bëhet anëtare e Unionit.

begaj Edgars Rinkēvičs siguria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.