Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PS në Mat nis përgatitjet për fushatën e 9 nëntorit, Altin Bojni shpallet kandidati zyrtar për Bashkinë

17:22 / October 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 03 171916
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së Partisë Socialiste në Mat, strukturat drejtuese analizuan rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit dhe hodhën hapat e parë drejt organizimit për zgjedhjet e reja lokale të 9 nëntorit 2025. Takimi kishte dy qëllime kryesore: Analizën e detajuar të rezultateve të zgjedhjeve të fundit politike dhe ngritjen e strategjisë dhe strukturave për fitoren në zgjedhjet lokale të nëntorit.

Kryetari i PS Mat, Hasan Pasha prezantoi një panoramë të qartë të arritjeve dhe sfidave të hasura gjatë fushatës së fundit. Edhe pse Partia Socialiste siguroi një rezultat të konsiderueshëm me 60% të votave kundrejt 36% të Partisë Demokratike, Pasha theksoi se ekzistonte potenciali për një fitore edhe më të thellë. Ai vlerësoi kontributin e organizatave dhe të deleguarve që punuan me përkushtim në terren.

Deputeti Agron Malaj vlerësoi rolin e strukturave të konsoliduara të PS në Mat dhe ndikimin e investimeve qeveritare në forcimin e mbështetjes së fuqishme. “Thellimi i fitores është rezultat i punës së bërë dhe investimeve të jashtëzakonshme që qeveria Rama ka realizuar në këtë zonë,” u shpreh ai, duke shtuar se uniteti i strukturës vendore është çelësi për një rezultat edhe më të mirë në nëntor.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe drejtuesi politik për Qarkun Dibër, Blendi Klosi, deklaroi se fushata për zgjedhjet lokale ka nisur realisht që me përfshirjen e Agron Malajt në listën e hapur të deputetëve të qarkut. Ai theksoi rëndësinë e vazhdimësisë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe angazhimin e plotë të partisë në këtë drejtim.

“Fushata ka nisur në strukturat tona. Do të punojmë me të njëjtin përkushtim, me qëllim që të thellojmë edhe më tej rezultatin e 11 majit. PS në Mat është një strukturë e fortë, me bashkëpunim të ngushtë mes deputetëve, kryetarit të bashkisë dhe partisë. Ne duam që në këto zgjedhje të arrijmë një rezultat edhe më të mirë se në vitin 2023,” u shpreh Klosi.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Klosi shpalli zyrtarisht kandidatin e PS për Bashkinë Mat: Altin Bojni, aktualisht kryetar i Këshillit Bashkiak dhe drejtor i NJVKSH Mat. Bojni, i diplomuar në ekonomi u prezantua si një figurë e re me vizion dhe lidhje të forta me Partinë Socialiste.

Agron Malaj altin bojni mat PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.