Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Betohen 415 policë të rinj, Koçiu: Uniforma që mbani është simbol i besimit që shteti dhe publiku ka mbi ju

16:09 / October 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
973fade7 1129 414b b4fc c050d45b4612
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu përgëzoi 415 studentët e Akademisë së Sigurisë pas përfundimit me sukses të kursit “Patrullë e Përgjithshme”. Ajo tha se ky është një moment i rëndësishëm në nisjen e karrierës profesionale të këtij brezi të ri të punonjësve të Policisë së Shtetit.

”Ky është një moment i rëndësishëm në fuqizimin dhe ripërtëritjen e trupës së Policisë së Shtetit. Uniforma e punonjësit të policisë është një uniformë e rëndë, mbi të cilën peshojnë pritshmëritë e qytetarëve për standarde më të larta sigurie në çdo sferë të jetës. Sot bëheni pjesë e një force, që kërkon të ecë përpara duke përmirësuar sistemin e ndjekjes së pasurive kriminale, forcimin e hetimeve shkencore, ngritjen e kapaciteteve kibernetike, përdorimin e teknologjive inteligjente në terren e shumë sfida të tjera”,-tha Koçiu.

Duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të punonjësve të policisë me komunitetin dhe qytetarët, Koçiu nënvizoi se ”misioni juaj mund të realizohet vetëm në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, prandaj në këtë detyrë uroj të ecni përpara me forcën e shembullit personal. Me shembull personal kam parasysh integritetin, respektin dhe përgjegjësinë për detyrën dhe imazhin tuaj”.

Ministrja solli në vëmendje edhe besimin e publikut dhe institucioneve te punonjësit e policisë. Koçiu konfirmoi mbështetjen e qeverisë dhe institucioneve për trupën e Policisë së Shtetit. ”Unë ju garantoj që mbështetja e Qeverisë shqiptare, e MPB, e DPPSH do të jetë e pakursyer, e jashtëzakonshme, me qëllim që ju të dilni e përfaqësoni me nder uniformën që mbani”.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në mesazhin drejtuar punonjësve të rinj, tha se qytetarët presin një polici më afër tyre, më njerëzore, më profesionale dhe më të drejtë. ”Organizata vetë pret që përmes punës suaj të përditshme të forcohet akoma më shumë besimi te Policia e Shtetit. Në çdo situatë, busulla juaj është ligji, jo zgjidhjet personale. Punoni me pasion dhe përulësi. Respektoni hierarkinë, bashkëpunoni me kolegët dhe mos harroni se çdo veprim i juaji është pasqyra e imazhit të institucionit tonë”, theksoi Proda. Në përzgjedhjen e kandidatëve janë mbajtur parasysh edhe disa kritere gjinore, duke treguar kujdes të ketë një numër sa më të madh femrash. Ky është kursi i 20-të i studentëve që certifikohen nga Akademia e Sigurisë, e cila është një institucion i arsimit të lartë i akredituar.

415 policë të rinj Albana Koçiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plas sherri te Ish-Parku/ Degradon konflikti mes tre personave, njëri përfundon në spital pas goditjes me th*kë

22:39 / July 6, 2026

“Protesta u Berishizua dhe u Albinizua”/ Minxhozi: Partitë e mëdha opozitare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, futën duart

20:57 / July 6, 2026

Protesta për qumështin në Kosovë/ Ndërprerja e grumbullimit, fermerët derdhën 65 mijë litra para Ministrisë së Bujqësisë

20:37 / July 6, 2026

BE i jep dritën jeshile Shqipërisë për mbylljen e tre kapitujve negociues

16:15 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.