Teksa zona vijon të lëkundet nga tërmetet, në mbrëmje është zhvilluar dhe mbledhja e dytë e Shtabit të Emergjencave Civile në prefekturën e Korçës ku analizua situata dhe zbatimi i detyrave të lëna gjatë takimit të paradites nga të gjitha institucionet e pushtetit vendor.
Ndërkohë, u lanë edhe detyra të tjera për çdo institucion, të cilat lidhen me akomodimin, kujdesin shëndetësor, sigurinë e banorëve të cilët kanë pësuar dëmtime nga lëkundjet sizmike të ditës së sotme në qarkun e Korçës.
Mjaft lëkundje sizmike përfshin zonën ndërkohë që gjashtë prej tyre mjaft të fuqishëm duke shkaktuar dëme materiale, po fatmirësisht jo humbje jete. Sipas prefekturës, aktualisht numri i shtëpive të dëmtuara arrin në 60, 10 shtëpi të dëmtuara në Floq dhe Qafëzës si dhe 10 të tjera dhe fshatin Vidohovë. Për shkak të situatë së rënduar, Emergjencat Civile thanë se do të dërgojnë tek banorët e Floqit 40 çadra për familjet, të cilat tashmë kanë humbur shtëpitë për shkak të tërmetit.
Raportohet për 4 të plagosur, ndërsa fatmirësisht nuk flitet për viktima. Epiqendra e tërmetit me magnitudë mbi 5 ballë të shkallës rihter u regjistrua në fshatin Mollas.
