Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Liverpool kampion, në majën e Europës pas 14 vitesh

23:02 / June 1, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liverpool kampion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Liverpuli është fituesi i madh i Champions League për këtë edicion. Të kuqtë mposhtën pastër me shifrat 0-2 Totenhemin, në një finale që nuk dhuroi shumë emocione.

Finalja nisi rrufeshëm, që në sekondën e 23-të, u akordua një penallti për Liverpulin, pas një prekje me dorë të Sisoko. Arbitri Skomina ishte i sigurt, dhe dha penallti, të cilën nuk e gaboi Salah.

Me kalimin e minutave, Totenhemi u përpoq të reagonte, por ekipi i Klop e menaxhoi mirë situatën, duke mos e vënë në asnjë moment në rrezik rezultatin.

Me fillimin e pjesës së dytë, Klop lëvizi dhe bëri dy ndërrime të shpejta, duke i dhënë më shumë freski skuadrës. Edhe Poçetino bëri ndërrimet e tij, por sërish nuk arriti dot të thyejë portierin Alison.

Ndeshja u vulos në minutën e 87-të, ku Origi shënoi pas një goditje të fortë, dhe çliroi të gjithë tifozët e Liverpulit, që rikthehen të fitojnë një finale Champions League, pas plot 14 vitesh, që nga ajo finale e fituar me penallti ndaj Milanit./ Panorama Sport

champions league Liverpool
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

Protestuesit tjetër sulm ambasadës së Vatikanit, i vënë flakën kabinës së rojës 

14:22 / October 17, 2026

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.