Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e shqiptares në Kanada nga ish-partneri, flet nëna e 29-vjeçares: Debatuan për çantën e pelenave

10:38 / October 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3598
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 29-vjeçare shqiptare u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti i saj në Kanada. 29-vjeçarja Savannah Kulla u vra nga ish-partneri i saj 38-vjeçar Anthony Deschepper të martën në parkingun e një qendre tregtare.

Nëna e të resë shqiptare, duke folur për mediat, ka treguar momentet e fundit të së bijës.

Karen Kulla tha se vajza e saj shkoi të takonte 38-vjeçarin, pasi ky i fundit donte të kalonte kohë me vajzën e tyre 17-muajshe. Por, 38-vjeçari gjatë takimit e qëlloi me armë dhe e vrau.

“Thjesht nuk mund ta besoj që ajo ka ikur”, tha Karen. “Ajo ishte kaq e bukur, e zgjuar dhe ne e donim shumë”.

Të martën, rreth orës 14:00, Policia iu përgjigj raportimeve për një grua të qëlluar me armë në parkingun e një qendre tregtare. 29-vjeçarja u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.

Karen shtoi se Savannah ishte nënë e katër fëmijëve dhe kishte ndarë rrugët me Deschepper disa muaj më parë.

“Më tha rreth një muaj më parë: ‘Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë’,” tregoi nëna.

Sipas dëshmisë së saj, ngjarja nisi pas një debatit për një çantë me pelena. “Dëgjova që ai i tha: ‘Më duhet çanta e pelenave’, dhe ajo iu përgjigj: ‘Do ta marr unë’. Ai iu kthye: ‘E harrove çantën e mallkuar” dhe më pas e qëlloi tre herë,” vijoi Karen.

Pas ngjarjes, autoritetet u përballën me autorin, i cili u qëllua për vdekje nga policia gjatë ndjekjes. Mësohet se Deschepper kishte precedentë penalë dhe ishte në kërkim për sulme me armë zjarri në vitin 2023.

Nëna tha se Savannah kishte frikë nga ish-partneri, por besonte se ai nuk mbante më armë.

Durres Kanada
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.