Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Massimo Brambilla merr vendin e Igor Tudor tek Juventus

14:49 / October 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 10 27 144803
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas shkarkimit të Igor Tudor, Juventusin në ndeshjen me Udinesen që do të luhet të mërkurën, do ta drejtojë Massimo Brambilla. Bardhezinjtë preferuan për një zgjidhje brenda për brenda klubit në pritje të ardhjes së pasuesit të kroatit.

Kush është Massimo Brambilla?

Trajner i Juventus Next Gen që nga nëntori i vitit të kaluar Brambilla kishte drejtuar më parë skuadrën e dytë të Juventusit në 2022-2024. Në mes është një periudhë te Foggia, një aventurë kjo që zgjati pak më shumë se 2 muaj. Në sezonin debutes në pankinën e bardhezinjve, Brambilla i drejtoi ata në finalen e Coppa Italia Serie C ku humbi ndaj Vicenzas. Vitin pasardhës, Brambilla me Juventus Next Gen u kualifikuan në zonën playoff por u eliminuan në çerekfinale ndaj Carrarese

Massimp Brambilla e nisi karrierën si trajner në vitin 2010 me të rinjtë e Pergolettese. Pas Novarës ai kalon te Atalanta me të cilën fitoi kampionatin e U17, një superkupë italiane në të njëjtën kategori, 2 kampionate dhe po ashtu Supercoppa Primavera.

I lindur në 1972, Massimo Brambilla formohet si futbollist te Monza me të cilën debutoi në skuadrën e parë në sezonin 1990-91. Në Serie A, ai e bëri debutimin me Reggiana në 1995. Përsa i përket kombëtares italiane, Brambilla nuk e ka veshur kurrë fanelën e Të kaltërve, por në 1991 fitoi evropianin e U21. Në të njëjtin vit ai u bë pjesë edhe e skuadrës Olimpike për Lojërat e zhvilluara në Atlanta në SHBA.

Igor Tudor juventus Massimo Brambilla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendosi kualifikimin e Portugalisë, çfarë është teknologjia Trionda

11:51 / July 5, 2026

Sonte Franca sfidon Paraguain për një biletë në çerekfinale, Deschamps paralajmëron: Nuk është kundërshtar për t’u nënvlerësuar

14:47 / July 4, 2026

Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron biletën për në 1/8-at, Xhaka shkruan historinë me rekord

09:31 / July 3, 2026

Tmerr në Kupën e Botës/ Pesë futbollistë luajtën me “pistoletë në kokë”: Nëse fitoni, ju vrasim familjen

22:57 / July 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.