Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhje të jashtëzakonshme apo qeveri e re? Nesër përfundon afati dhjetë ditor për LVV-në

11:48 / November 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të mërkurën, më 5 nëntor, përfundon afati dhjetë ditor brenda të cilit presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duhet të mandatojë një kandidat tjetër për kryeministër ose të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Më 26 tetor, në Kuvendin e Kosovës dështoi votimi për formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paraqiti para deputetëve kabinetin e tij të ri qeveritar, por propozimi nuk u miratua, pasi mori vetëm 56 vota.

Pas këtij zhvillimi, presidentja Osmani nisi konsultimet me subjektet politike. Të premten ajo mbajti një takim të përbashkët me liderët e partive, ku u diskutua për hapat e mëtejshëm.

Pas takimit, Osmani deklaroi se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Presidentja theksoi se, sa i përket mandatarit të parë, është e qartë se ai i takon vetëm partisë që ka dalë e para në zgjedhje. Ndërkaq, sipas saj, nuk ekziston asnjë kufizim se cila parti mund të propozojë mandatarin e dytë.

Sipas Osmanit, Kushtetuta ia jep presidentes diskrecionin për të vendosur se kujt do t’ia japë mandatin e dytë për formimin e qeverisë.

Ajo kujtoi se si në Kushtetutë, ashtu edhe në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, përmendet termi “mandatar tjetër”. Megjithatë, Osmani shtoi se “nuk mund të paragjykoj me çfarë propozimi do të vijë Lëvizja Vetëvendosje dhe nëse do të vijë fare me ndonjë propozim të tillë”, shkruan ‘Telegrafi’.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte deklaruar se kanë pasur përpjekje për të arritur koalicione, por që asnjëra nga partitë politike nuk ka pranuar.

“Këto gjashtë muaj përpjekjet për ndërtimin e një shumice qeverisëse nuk dhanë rezultat. Asnjëra nga partitë parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje për bashkëqeverisje. Nëse oferta jonë për bashkëpunim do të ishte pranuar, sot do të kishim mundësi të formonim një qeveri të koalicionit dhe të tejkalonim sfidën e zgjedhjes së presidentit që na pret pas katër muajve,” ka thënë Kurti.

Albin Kurti jashtëzakonshme qeveri e re ygjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.