Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Tjetër futbollist i la për të përfaqësuar Shqipërinë, trajneri i Kosovës U-21 irritohet me Alban Bushin

14:47 / November 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tjeter futbollist i la per te perfaqesuar Shqiperine trajneri i Kosoves U 21 shperthen me urrejtje ndaj Alban Bushit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diar Vokrri ka vendosur të përfaqësojnë Shqipërinë në vazhdim. Për këtë u ftua nga Alban Bushi te përfaqësuesja U-21.

Trajneri i Kosovës U-21 ka shpërthyer ndaj Vokrrit. Kështu ka treguar prapaskena që sipas tij kanë ndodhur më parë në ekipin e tij.

“Diar Vokrri ka kërkuar vend të garantuar në formacion, gjë që s’ka gjasa as për të e as për ndonjë tjetër. Është e padrejtë të kushtëzohet fanella dardane. Ka thënë pse po e shtini Sadriun në vendin tim, a flitet kështu për bashkëlojtarin? Unë dhe të gjithë kemi vetëm vdekjen të garantuar, asgjë tjetër në këtë jetë!

I trajtoj të gjithë të barabartë, nuk bëj hile kurrë. Mund të gaboj, por jo me qëllim. Për mua primare janë rezultatet dhe fanella dardane. Menaxherët po i shkatërrojnë futbollistët për interesa personale. Në ndeshjen ndaj Turqisë, nga pesë rivënje të autit, katër ia mori arbitri sepse i ekzekutonte gabimisht!

Nëse Bushi ia garanton vendin, ja paftë hajrin, vetëm të mos kërkojë të kthehet te Dardanët, si shumë të tjerë viteve të fundit! I uroj suksese Diar Vokrrit”, u shpreh Tovërlani për “Dueli Sportiv”.

I njëjti trajner e komentoi këtë lëvizje jo vetëm te një media në Kosovë. ”Diar Vokrri nuk ka drejtë me zhvillu ndeshje zyrtare me Shqipërinë, deri në përfundim të Evropianit, sepse ka pasur paraqitje për Kosovën. Është e drejtë e tij me zgjedh ka po don e çfarë po do”, u shpreh për “IndeksOnline”.

Alban Bushi Diar Vokrri Futboll Kosova Tovërlani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.