Shkon në 5 numri i efektivëve të mbetur të lënduar gjatë shpërthimeve të kapsollëve dhe mjeteve pirroteknike tek Kryeministria, që më tej vijuan me të njëjtën sjellje të militantëve dhe tek Parlamenti.
Katër mbetën të plagosur nga shpërthimi i kapsollës në kokë. Efektivi tjetër është goditur me mjete të forta në gjoks. Të gjithë janë në Spitalin e Traumës ku po marrin mjekim pasi u transportuan me autoambulancë.
