Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

”Mos e përjetoni me ankth play off-in”, De Biasi: Besoj te kualifikimi i Shqipërisë në Botëror

17:14 / November 18, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gianni de biasi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gianni De Biasi është pjesë e rëndësishme e historisë së futbollit kuqezi. Mbrëmjen e së dielës ai ishte në stadium për të ndjekur kombëtaren tonë, por edhe të tijën, duke qenë se edhe në intervistën për Top Channel, ai i referohet si kombëtarja jonë.

”Sigurisht një ndeshje shumë e mirë përballë Anglisë, një kundërshtari të një tjetër niveli teknik e taktik, megjithatë duhet thënë se ishte një ndeshje shumë e rëndësishme edhe nga këndvështrimi i përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme të play off-it, edhe pse ende nuk dihet kundërshtari.

Është shumë e rëndësishme që të mos kthehemi në skllevër të ndeshjeve të marsit dhe t’i konsiderojmë gjithë kohës sikur kemi një peshë të rëndë mbi supe. Mendoj që duhet t’i marrim pak më qetë ato ndeshje, por në të njëjtën kohë të bindur se kemi shumë forcë brenda grupit tonë”, thotë De Biasi.

Nga ana tjetër, sa i përket play off-it dhe kundërshtarit të radhës për kuqezinjtë, De Biasi ka një të preferuar. ”Me shumë mundësi skuadrat me të cilat ne mund të përballemi janë Skocia, Sllovakia, Republika Çeke apo Polonia. Mendoj që e vetmja ose më mirë, do të doja që kundërshtari ynë të ishte Sllovakia. Ngjan e çuditshme, por unë me ta jam përballur kur drejtoja Azerbajxhanin dhe besoj që Shqipëria mund ta mundë”.

Botëror De Biasi kombëtarja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.