Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Shirat e dendur shkaktojnë emergjencë në Mat, kërcënohen banesat në Bruç

21:19 / November 19, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mat situate problematike ne bashkine e matit demtohen keq rruget rurale 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Bashkisë Mat. Pothuajse të gjitha rrugët rurale janë dëmtuar, duke pësuar shembje dherash ose dëmtime të trupit të rrugës.

Një situatë e veçantë rreziku është krijuar në fshatin Bruç, ku dalja nga shtrati e përroit të Urakës kërcënon përmbytjen e disa banesave. Prurjet e mëdha kanë dëmtuar ndjeshëm argjinaturën mbrojtëse, duke e bërë zonën edhe më të cenueshme.

Kryetari në detyrë i Bashkisë Mat, Myslim Zeneli, së bashku me kryetarin e sapozgjedhur Altin Bojni, inspektuan nga afër situatën në terren. Zeneli u shpreh se gjendja e rrugëve rurale është tejet e rënduar, por ekipet e bashkisë po punojnë vazhdimisht për menaxhimin e emergjencës.

Reshjet e shiut pritet të vijojnë me intensitet edhe gjatë orëve në vijim, ndërsa parashikimet tregojnë se deri nesër moti do të mbetet i paqëndrueshëm. Kjo rrit rrezikun për probleme të tjera jo vetëm në Mat, por edhe në zona të tjera të vendit.

banesat bruc dendur emergjence mat shirat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.