Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku dhe dy vartësit e saj shkojnë në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë

09:19 / November 22, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1761925697xbelinda balluku spak 9 1024x682 935
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbahet sot në GJKKO, në orën 09:00, seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, kreu i ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH-it, të cilët janë lënë në arrest shtëpie, të akuzuar për shkelje të pabarazisë në tendera. 

Gjyli dhe Elezi kanë mbërritur në gjykatë disa minuta para nisjes së seancës, të shoqëruar nga forcat e policisë. Ndërkohë, sapo ka mbërritur edhe Balluku. Pak më herët, u pa të hynte brenda ambienteve të gjykatës edhe motra e saj avokate, Pamela Qirko. 

Ndaj Ballukut,  gjykata vendosi ndalim daljeje jashtë vendit si dhe pezullim nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. 

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht, dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria. Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Ai theksoi gjithashtu se vendi do të qëndrojë pa zëvendës kryeministër dhe se nuk do ta shkarkojë Ballukun pas vendimit të pezullimit.

Në vijim, Këshilli i Ministrave depozitoi zyrtarisht ankimimin në gjykatë duke kërkuar pezullimin e masës për pezullimin nga detyra të Ballkut si dhe interpretim nëse GJKKO mund të pezullojë nga detyra një anëtar qeverie. Por gjykata thotë se ajo nuk është pezulluar si deputete. 

Në vendimin e gjyqtarit Erjon Çela, arsyetohej se Balluku nuk mund të qendronte më në detyrë për shkak se ka rrezik të përsërisë krimin për të cilin është marrë e pandehur, pasi po hetohet edhe për tendera të tjerë, dhe mund të prishë apo asgjesojë provat. Po ashtu, edhe për masën e ndalimit jashtë vendit, gjyqtari argumentonte se ka rrezik për largim, duke e mbështetur këtë në faktin se vepra për të cilën akuzohet parashikon dënim nga 1 deri në 5 vite burg.

Shkeljet me dy tenderat 

Shkeljet u zbuluan nga komunikimet e Ballukut me vartësin Evis Berberi, atëherë drejtor i ARRSH-së. Sipas SPAK, Balluku ka ndjekur dhe orientuar dy procedurat tenderuese, të tunelit të Llogarasë dhe të lotit të 4 të Unazës së Madhe, me vlerë 210 milionë euro. Për tenderin e Llogarasë, me fond limit 190 mln euro pa TVSH, Balluku n ë bashk ëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, paracaktoi fitues kompanitë turke Intekar dhe Asl, me vlerën 170 mln euro pa TVSH. Tenderi ishte anuluar më 2021, kur oferta më e ulët ishte 140 mln euro nga kompania Gjoka, por u rihap dhe iu dha turqve me vlerë më të lartë. E njëjta skemë  është ndjekur edhe për tenderin e lotit të katërt të Unazës së Madhe me vlerë 20 mln euro, ku u shpall fitues bashkimi i kompanive “Euroteorema Peqin” – “Pe-Vla-Ku” – “Nova Construction 2012” me ofertën 19.9 mln euro pa TVSH, vetëm 5% nën fondin limit, ndërsa 3 ofertat më të ulëta ishin skualifikuar.

balluku dy vartesit GJKKO mases sigurise verifikimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.