Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Moti i keq në qarkun Korçë, dëme në ura dhe argjinatura. Strukturat në terren vijojnë punën

15:34 / November 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1763577276 aa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moti i keq ka prekur mbarë vendi, dhe situata në disa qarqe është e rëndë si pasojë e përmbytjeve. Si pasojë e reshjeve të shiut të rëna ditët e fundit në qarkun Korçë, po vijon puna për evidentimin e problematikave të shkaktuara nga reshjet.

Bashkia Maliq:

a) Vijon puna intensive në argjinaturën e lumit Devoll. Ekipet në terren po kryejnë përforcimin dhe stabilizimin e segmenteve problematike, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e përmbytjeve në zonat përreth.

Gjatësia e punimeve: 2.1 km

Forca operuese 60 dhe logjistike:

18 kamionë
3 fadroma
5 ekskavatorë të mëdhenj
1 ekskavator krah gjate
2 ekskavatorë të vegjël

Paralelisht është ndërtuar segment sekondar poshtë argjinaturës, në gjatësi prej 400 metrash, i cili shërben për kthimin e mjeteve dhe aksesin teknik të mjeteve të rëndë.

b) I dëmtuar aksi rrugor Mesmal-Velçan-Selcë po vijohet puna nga strukturat vendore.
c) Aksi në fshatin Osojë dhe Gjinikas është i pakalueshëm për shkak të shembjes së urës.

Bashkia Devoll:

a) Aktualisht po punohet në ura Çetë si dhe po ndërhyhet për sistemimin e rrugëve në fshatrat Progër, Bitinckë e Vranisht.
b) Në segmentin Dobranj-Bracanj është konstatuar dëmtim i asfaltit në rreth 15 metra.

Bashkia Kolonjë:

a) Ndërhyrje me ekskavator në argjinaturën e përroit Shtikë dhe Bezhan për stabilizimin e segmenteve problematike.
b) Në fshatin Gostivisht po largohet dheu i rrëshqitur me fadromë.
c) Vijojnë punimet në urën e Qinamit.
d) Në fshatin Starje po pastrohen kanalizimet me fadromë dhe punëtorë në terren.

Bashkia Pustec:

Po punohet për pastrimin e përroit të Goricës së Madhe nga inertet dhe në sistemimin e rrugës Lajthizë-Liqenas.

Bashkia Pogradec:

a) Grupi në terren vijon punën përgjatë Lumit Verdovë, grykderdhjes dhe zonave pranë tij, Lumit të Rremenjit dhe përgjatë banesave.
b) Në Verdovë është dëmtuar rreth 65 ml mur mbajtës, 45 ml në Unazë dhe 60 ml në Zërvaske.

Bashkia Korçë:

Strukturat në terren vijojnë punën për neutralizimin e plotë të problematikave të konstatuara këto ditë.

A.RR.SH:

a) Në segmentin rrugor Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë është konstatuar gërryerje nën bankinën e rrugës që ka sjellë edhe rrëzimin e barrierave mbrojtëse metalike anësore dhe rrezikon gërryerjen e pjesës asfaltike.
b) Në segmentin K.Boboshticë – Dardhë çedim i rrugës në km 7.

Janë marrë masat nga A.RR.SH për të dy problematikat dhe do fillojë ndërhyrja në vend. Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike.

Korçë moti i keq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026

TTW: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

09:16 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.