Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se është dënuar me vetëm 2 mijë e 250 franga zvicerane nga Disiplina e FIFA-s për ndeshjen Shqipëri – Angli.
Shkak u bë një incident i izoluar.
Sipas FSHF-së, kjo shumë simbolike është një pasqyrë e përmirësimit të sjelljes së tifozërisë kuqezi, në dallim nga vitet e kaluar, ku ndëshkimet kanë qenë më të ashpra.
Federata falenderoi tifozët për mbështetjen dhe inkurajoi ata të tregojnë gjithmonë qytetari.
