Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtje

12:45 / December 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
10000
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth ka thënë të shtunën se sheh zhvillime pozitive në shpenzimet për mbrojtje në Gjermani dhe i ka lavdëruar aleatët e NATO-s për rritjen e buxheteve për ushtritë e tyre.

Duke folur në një forum për mbrojtje në Kaliforni, Hegseth e ka mirëpritur marrëveshjen e NATO-s për t’i rritur ndjeshëm shpenzimet në mbrojtje në vitet në vijim.

“Aleatët që shërbejnë si shembuj, sikurse Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia, Gjermania çdo ditë e më shumë, shtetet baltike dhe të tjerë, do të pranojnë trajtim special nga ne”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara presin kontribute të ngjashme edhe nga aleatët tjerë, dhe se ata që dështojnë t’i përmbushin obligimet e tyre mund të përballen me pasoja.

Marrëveshja e vendeve të NATO-s, e arritur në qershor, e nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë, dhe thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump, parasheh që vendet anëtare të shpenzojnë të paktën 3.5 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP) në mbrojtje, plus 1.5 për qind në projekte të lidhura me mbrojtjen, siç është infrastruktura.

Deri më 2035, shpenzimet në këtë sektor pritet të arrijnë në 5 për qind të GDP-së, njëherësh shifra më e lartë prej Luftës së Ftohtë.

aleate Gjermania hegseth mbrojtje shembullore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.