Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Vëzhgimi” vë në pranga hajdutët e banesave

17:38 / June 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pranga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy të rinj nga Kavaja kanë rënë në prangat e policisë gjatë mëngjesit të sotëm me akuzën e vjedhjes. 

Operacioni policor i koduar “Vëzhgimi” çoi në arrestimin e shtetasve  N.,R 33 vjeç dhe A.H.,37 vjeç, të dy banues në Kavajë dhe të dënuar më parë për “Vjedhje”.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Kavajë, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për dy shtetas që dyshoheshin se kryenin vjedhje të banesave dhe lokaleve në Kavajë, kanë organizuar punën duke mbajtur nën vëzhgim dy shtetasit e dyshuar.Si rezultat i mbajtjes nën vëzhgim nga shërbimet policore u bë e mundur që gjatë operacionit të koduar “Vëzhgimi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm,  të kapeshin në flagrancë në banesën e shtetasit A.M, ku kishin hyrë për të vjedhur” njofton policia.

Shtetasit A.H gjatë kontrollit të ushtruar  në automjet ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël  lëndë narkotike e ndarë në doza.

Në vijim të hetimeve, bazuar edhe në provat e grumbulluara dyshohet se këta shtetas janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera të banesave të  ndodhura gjatë muajit prill në Kavajë , ku kanë vjedhur televizorë, orendi shtëpiake, bizhuteri e sende të tjera.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së! Shorti me gogla e nxjerr fitues

20:19 / September 25, 2026

Operacioni Ura/ U ekstradua nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

12:24 / September 25, 2026

Lezhë/ I riu plagoset me armë zjarri, mbërrin me makinë në spital/ Niset drejt Traumës, ende nuk dihen rrethanat

13:24 / September 24, 2026

Ndihmoi Agasin në arrati dhe i dha informacione sekrete, sot masa për ish-kreun e SHISH/ Nis seanca në GJKKO edhe për 2 të tjerët

09:22 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.