Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bujqësia 2030/ Rama takim me fermerët: Brenda vitit do të mbyllim 100% pagesat, buxheti do vijojë të rritet

13:37 / December 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
18dffa9d 5d29 4c17 a931 58d733e7defa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku diskutoi mbi prioritetet dhe mbështetjen financiare të parashikuar në Buxhetin e vitit 2026.

Kreu i qeverisë u shpreh se buxheti për bujqësinë është rritur dhe do të vijojë të rritet, por mbetet ende i pamjaftueshëm krahasuar me potencialin që ekziston për të financuar fermat, kërkimin shkencor dhe sipërmarrjet bujqësore.

“Është mandati më i vështirë i qeverisjes së vendit. E kanë bërë më të lehtë shqiptarët, ju dhe të gjithë ata që, si ju, na kanë dhënë plot 83 mandate për të kryesuar me sukses negociatat me BE-në dhe për t’i vendosur vulën evropiane transformimit të nisur tre mandate më parë.

Tre mandate më parë kemi trefishuar prodhimin e serave dhe, si rezultat, kemi rritur ndjeshëm konkurrueshmërinë, me një sipërfaqe serash që ka arritur në 2 200 hektarë. Tre mandate më parë kemi rritur prodhimin e perimeve, i cili i është afruar 1 500 milionë tonëve. Tre mandate nga kur eksportet janë rritur, duke kapur një vlerë që këtë vit, vetëm në 9-mujorin e parë, është më e lartë se gjithë viti i shkuar.

Kemi përmbysur raportin e eksporteve me importet: sot jemi 1 me 3, duke vazhduar të shkojmë drejt tendencës ulëse të këtij raporti. Është me shumë rëndësi që sot kemi një buxhet për vitin e ardhshëm jo thjesht më të lartë; vetëm në skemën kombëtare shkojmë me një buxhet që është gati dyfishi i vitit që po përfundon. Të gjitha pagesat do të mbyllen 100% brenda këtij viti.

Bujqësia, më shumë se çdo sektor tjetër, ka nevojë për këtë partneritet me qeverinë dhe pushtetin vendor.

Ajo që dua të ndaj me ju është se UBT po bën një transformim shembullor në funksion të rritjes së kapaciteteve të dijes për të gjithë spektrin e zhvillimit rural. Jo vetëm në cilësinë e programeve, por edhe në atë çka UBT mund dhe do të bëjë në funksion tuaj.”, shprehet Rama.

bujqësia 2030 Edi Rama fermerët Kryeministri Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.