Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Mbështetje financiare për klubet, Komiteti Ekzekutiv miraton fondin 3 milionë euro

14:59 / December 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5378
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar vendimin për krijimin e një programi të posaçëm mbështetjeje financiare për klubet profesioniste të futbollit, në vijim të angazhimit të marrë në Asamblenë e Përgjithshme dhe në funksion të forcimit të qëndrueshmërisë së sistemit futbollistik në vend.

Ky vendim vjen si rezultat i forcimit të ndjeshëm të pozicionit financiar të FSHF-së gjatë viteve të fundit, falë sukseseve sportive, rritjes së të ardhurave komerciale, menaxhimit më efikas të kostove dhe shfrytëzimit më të mirë të mundësive që ofron tregu.

Rezultati pozitiv financiar i krijuar i jep federatës mundësinë që një pjesë e këtyre të ardhurave të rikthehet drejtpërdrejt në futboll, përmes mbështetjes së strukturuar të klubeve anëtare.

Programi, me një vlerë totale prej 3 milionë eurosh për vitin 2026, do të jetë i dedikuar për klubet profesioniste pjesëmarrëse në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë.

Mbështetja do të jetë e institucionalizuar, e strukturuar dhe e parashikueshme, duke synuar që suksesi financiar i FSHF-së të reflektohet në mënyrë të prekshme te klubet, të cilat përbëjnë bazën e sistemit të futbollit shqiptar.

Shpërndarja e fondit do të realizohet në dy faza, në përputhje me fazat sportive të kampionateve: faza e dytë e sezonit 2025–26 dhe faza e parë e sezonit 2026–27. Ndarja bazohet vetëm në kategorinë ku luan klubi, jo në renditjen sportive, dhe bëhet në mënyrë të barabartë brenda secilës kategori.

Klubet e Abissnet Superiores përfitojnë një shumë më të lartë krahasuar me ato të Kategorisë së Parë, në përpjesëtim me kostot më të larta sportive dhe organizative në këtë nivel.

Fondet do të lëvrohen në dy këste, ku pjesa e parë do të shpërndahet në fillim të vitit 2026 për të mbështetur likuiditetin dhe planifikimin e klubeve për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa kësti i dytë pas përfundimit të sezonit 2025–26 dhe përcaktimit të strukturës së kampionateve për sezonin 2026–27.

Programi synon të krijojë një mekanizëm të qartë, transparent dhe të qëndrueshëm për mbështetjen financiare të klubeve, duke forcuar stabilitetin e tyre dhe partneritetin mes FSHF-së dhe klubeve mbi parimet e solidaritetit dhe menaxhimit të mirë financiar. Shpërndarja e këtij fondi për klubet do të nisë zyrtarisht në janar 2026.

financiare klubet Komiteti ekzekutiv Mbështetje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.