Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrëfimi i italianes që u përball me shqiptarin që rrahu babain në avion

03:23 / June 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 40 minuta frikë për pasagjerët e fluturimit të “Blue Express Panorama” të nisur nga Tirana në orën 16.45 për në Romë.

Sipas “La Repubblica” një pasagjer shqiptar rreth 30 vjeç, vetëm pak minuta nga nisja e aeroplanit ka nisur të bërtasë me zë të lartë ndaj pasagjerëve të tjerë dhe në një moment është kthyer nga babai i tij që ishte ulur pranë dhe ka nisur ta godasë atë pa pushim.

Kanë ndërhyrë disa pasagjerë të tjerë dhe personeli, të cilët i kanë kërkuar të qetësohet, por i riu ishte gjithnjë edhe më shumë i irrituar.

Duke parë aktet e dhunës ndaj të atit të moshuar dhe kërcënimet ndaj pasagjerëve të tjerë, “La Repubblica” shkruan se ka ndërhyrë, Simona Gori, drejtore e përgjithshme e kompanisë italiane “Consulcesi Group”, e cila ka arritur ta qetësojë për një moment duke e bërë që ai të flasë për problemet e tij.

Aeroplani bëri ulje të detyruar në Pescara, ku 30-vjeçari u arrestua, ndërsa babai i tij u dërgua në spital.

“Në fillim pata frikë sepse ai djali po kërcënonte pasagjerët duke u thënë se kishte një pistoletë. Ishte shumë i zemëruar. Bërtiste fort dhe qëllonte me grushte në fytyrë të atin që përpiqej ta qetësonte. Kuptova që kishte nevojë të fliste, sepse u kërkonte ndihmë grave italiane që ishin në fluturim”, rrëfen Simona Gori, që ishte ulur vetëm disa sedilje larg nga shqiptari.

“Thoshte se kishte një borxh prej 40 mijë eurosh dhe se i kishin marrë peng gruan. Vendosa të ndërhyj duke i thënë se si mund ta ndihmoja. I kërkova të më tregonte historinë e tij”, rrëfen menaxherja.

Lexo edhe: Sherr me dy personave, avioni i linjës Tiranë-Romë bën ulje emergjente në Pescara

kompanisë italiane “Consulcesi Group”
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet tragjedia në Shkodër/ I plagosën vëllanë me thikë, 41-vjeçari tenton të hakmerret ndaj autorit, arrestohet nga policia

15:37 / July 16, 2026

Tragjedi në Tiranë, vetëmbytet gruaja/ Mister shkaqet që shtynë 40-vjeçaren drejt aktit ekstrem

11:09 / July 16, 2026

Aksident në autostradën Lushnjë–Fier, një i plagosur. Trafik i rënduar në drejtim të Fierit

09:55 / July 16, 2026

Tragjike në Angli, 28-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Leicester

15:14 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.