Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tërmetet në Korçë/ Bashkia e Tiranës nis ndihma, Veliaj: Këshilli i ri fond për ndërtimin e disa shtëpive

10:20 / June 4, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion veliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për kryebashkiakun Erion Veliaj nuk do të ketë fushatë zgjedhor këtë të martë, siç dhe lajmëroi një ditë më parë, por në këtë ditë të bekuar për myslimanët bashkia e Tiranës ka mbledhur ndihma në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmetet në Korçë.

“Ne në Tiranë besojmë tek parimi, një për të gjithë e të gjithë për një. Sot ka Korça një situatë të vështirë, nesër mund ta kemi ne e të na gjendet Korça. Ndaj dua të falenderoj të gjithë familjet që iu përgjigjën në kohë rekord mbushjes së tre kamionëve që do të nisen pas pak për në qytetin e Korçës”, tha Veliaj.

Edhe vetë kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij kontribuan me ndihma për të prekurit. “Unë dhe Ajola si prindër të një bebi të vogël kishim më shumë merak për fëmijët e vegjël, ashtu si tha edhe Romina, që janë gjendur në këtë situatë të vështirë. Dhurata jonë modeste është kryesisht qumësht, panolina, biberonë dhe të gjithë nevojat higjienike që mund të ketë për fëmijët që janë aty por nëse do të ketë të tjera, ne do i adresojmë ato sipas feed back që na jep ekipi ynë i emergjencave që është bashkuar atje”, tha ai.

Stenda do jetë e hapur gjatë gjithë ditës dhe kushdo mund të shkojë të japë ndihmë.

“Ne kemi vendosur edhe pas mbushjes së tre kamionëve ta mbajmë stendën hapur gjatë gjithë ditës. Njerëzit kanë festën e Bajramit, është një mundësi e mirë për një sevap, për një ndihmë dhe për një solidaritet, ndaj gjatë gjithë ditës pasi mbarojnë ceremonitë, drekat apo të gjithë pritjet e përcjelljet në institucionet e besimit, secili mund të bëjë një ndalesë të vogël tek Bashkia e Tiranës dhe të japë atë kontributin e vet”, nënvizoi Veliaj.

Por ndihma e Bashkisë së Tiranës nuk konsiston vetëm në pakot me ushqime dhe veshmbathje. Një grup emergjencash janë nisur drejt qytetit të Korçës për të ndihmuar në kapërcimin e kësaj situate.

Kryebashkiaku Veliaj dha lajmin e mirë se një nga vendimet e para të Këshillit Bashkiak të Ri, do të jetë një fond për ndërtimin e disa shtëpive në Korçë. “Ndoshta ne nuk do t’i ndërtojmë të gjitha, qeveria do bëjë të vetën, Korça do bëjë të vetën, por ne si Bashki e Tiranës duam të marrim një numër shtëpish që t’i ndërtojmë si dhuratë të qytetarëve të Tiranës. Kështu që ne do të përgatisim një fond solidariteti për ndërtimin e shtëpive, sapo të jetë qetësuar situata dhe besoj se do të jetë në nderin e Këshillit të Ri Bashkiak të Tiranës, që ne t’i përgjigjemi jo vetëm me ndihmat personale, por edhe me një ndihmë institucionale”, tha ai, teksa kërkoi që kjo frymë solidariteti në këtë muaj të shenjtë të vijojë edhe në të 11 muajt e tjerë të vitit. “Besoj që është mesazhi më i mirë i një dite besimi dhe unë them që sikur secili ta përqafonte këtë frymë të këtij muaji në të 11 muajt e mbetur të një viti, atëherë realisht do të kishim një vend më të mirë. Ne nuk mund të jemi solidarë vetëm për Ramazan dhe pastaj të kalojmë rrugën nga KMSH-ja deri te Parlamenti dhe të fillojmë me gurë me njeri-tjetrin, nuk mund të flasim për vëllazëri dhe të shkojmë në stadium edhe të theremi me njeri – tjetrin, ne nuk mund të flasim për paqe sociale dhe të kthehemi në shtëpi e të rrahim gratë. Kështu që në këtë sens ky është një apel për të kuptuar që këtë stil jete, tani duhet ta mbajmë 11 muaj për një shoqëri vërtetë moderne, vërtetë europiane dhe vërtetë me vlera të shëndosha”, theksoi Veliaj.

veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zvërneci, Rama sjell rastin e “Ria Formosa”: Boll i kemi paguar haraç budallallëkut tonë 100 vite

14:31 / June 6, 2026

Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

14:12 / June 6, 2026

Kompani private për trenat e Tiranë–Durrës–Rinas/ Hapet thirrja ndërkombëtare, shërbimi pritet të nisë në fund të vitit 2027

14:00 / June 6, 2026

Bordi i Transparencës: Nafta do të shitet jo më shumë se 190 lekë për litër, benzina jo më shumë se 173 lekë për litër

13:48 / June 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.