Një aksident është shënuar rreth orës 11.20 në Unazën e Vlorës, ku një mjet është batuar në rrugë.
Nga informacionet e para duket se mjeti është përplasur me një Ford Fiesta, e më pas është përmbysur në anë të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në një zonë me qarkullim në qytetin e Vlorës. Drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital. Policia mbërrit në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të saj.
