Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Parkimi dysh kundravajtje penale, dënim deri 1 vit burg! Në 6 muaj 268 raste në prokurori, shumica në Tiranë

16:20 / January 25, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
parkimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej 10 korrikut të vitit të kaluar, pas këtij paralajmërimi të kryepolicit Ilir Proda, nisur nga shqetësimi gjithnjë e më i madh i bllokimit të qarkullimit prej parkimeve dyshe të makinave, uniformat blu nisën t’i referonin në prokurori shoferët shkelës, përveçse ndëshkimit të tyre me gjobë.

E gjitha u bë duke iu referuar nenin 293 të Kodit Penal për pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, i cili parashikon gjobë deri në 3 vjet burgim.

Por sforcimi për shkak të legjislacionit të paplotë, që nuk parashikon në mënyrë të qartë si vepër penale bllokimin e qarkullimit prej parkimeve dyshe, detyroi një iniciativë ligjore në Kuvend. Së fundmi, në komisionet parlamentare po diskutohet për shtimin e një neni të ri në Kod Penal, 293/1.

Neni 293/1: Pushimi i mjetit në karrexhatë në rresht të dytë, që pengon qartazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lëvizjen e automjeteve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve e të autoambulancave apo shërbimeve të tjera të institucioneve, bllokon tërësisht rrugën, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve të tjera ose shkakton bllokim total të rrugës për këmbësorët, duke u bërë pengesë serioze për sigurinë publike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Pra kush ndalon mjetin në mes të rrugës rrezikon deri në një vit burg, duke përjashtuar mjetet biçikletat apo motorët. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve, në vijim, të gjitha referimet në prokurori për bllokim të qarkullimit do të bëhen përmes këtij neni.

Në 6 muaj të punës së policisë për ndëshkimin e bllokuesve të rrugës me parkime dyshe, 268 raste u referuan në total nga 9 qarqe nëpër prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe 3 të tjera me asnjë referim, Gjirokastra, Berati dhe Dibra. Siç pritej, Tirana ka pjesë dërrmuese, me 207 raste ose mbi 77% të totalit, ndjekur nga Kukësi me 25, Lezha me 11, nga 6 janë në Fier dhe Vlorë, 5 në Shkodër, 4 në Durrës dhe nga 2 në Korçë dhe Elbasan.

Report Tv kërkoi zyrtarisht të dhëna në Prokurorinë e Përgjithshme për fatin e këtyre procedimeve, por për shkak se statistikat nuk i veçojnë rastet nëse bllokimi i qarkullimit bëhet nga parkim dysh apo nga faktor të tjerë, të dhënat nuk disponohen. Gjithsesi, burimet thonë se pjesa dërrmuese e referimeve për bllokim të qarkullimit me parkim dysh janë pushuar.

Uniformat blu kanë konstatuar se të referuarit nuk rezulton ta kenë përsëritur shkeljen, gjë që sipas policisë realizon qëllimin kryesor sensibilizimi dhe edukimi i drejtuesve të mjeteve. Efekt parkim dysh.

tabela 1

denim dysh kundravajtje penale parkimi Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.