Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7356
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, u shpreh se frika nga virusi Nipa, i raportuar në Indi, është e tepruar dhe nuk ka arsye për panik. Ai theksoi se ky virus njihet që prej vitit 1998 dhe gjatë 25 viteve të fundit, ka shkaktuar një numër shumë të vogël vdekjesh në Indi, Bangladesh dhe Malajzi.

Alimehmeti sqaroi se përhapja e virusit te njerëzit është shumë e kufizuar dhe kryesisht ndodh përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara, duke bërë që rreziku për zonat e largëta si Evropa të jetë praktikisht zero. Ai gjithashtu kritikoi mënyrën se si disa media krijojnë panik të panevojshëm, duke u fokusuar vetëm tek lajmet sensacionale për klikime.

Aldo: Ndërkohë pa fjalë nuk ka ngelur as ardhja e virusit Nipah, sipas rasteve të raportuara në Indi. Bëhemi gati për një pandemi të re?!

 Alimehmeti: Në mënyrë absolute jo. Shumica e këtyre janë ‘flluska sapuni’. Informacioni është shumë i mirë që merret, por kur gjenerohet më pas një informacion që na panikos kot, atëherë duhet të ndërhyjmë. Virusi Nipah është një virus që ne e njohim që prej 1998-ës. Ka mbi një çerek shekulli që ne e njohim këtë virus. Nga viti 2001 e tutje, në zonën e Indisë dhe të Bangladeshit ka pasur raste të vazhdueshme. Në një studim që është bërë, në 25 vjet gjithësej ka pasur 435 vdekje në Indi, Bangladesh dhe Malajzi. Vitin e kaluar, në mos gaboj, në Bangladesh ka pasur katër humbje jete dhe në Indi ka pasur dy humbje jete.

Aldo: Përse e hapin atëherë këtë panik?

Ilir Alimehmeti: Disa njerëz e bëjmë vetëm për klikime. Këto janë viruse. Janë disa lakuriqë nate shumë të mëdhenj në dimensione shumë të mëdha, që mund të shkojë deri në 1 metër dhe e përhap ky këtë virus me frutat që ushqehet. Rrezikshmëria është zero në Bangladesh, jo më në zonat e largëta të Evropës, pasi virusi merret vetëm me kontakt të drejtpërdrejtë. Pra nuk ka shanse që të transmetohet në rrugë të tjera. Ka pasur shumë pak raste të transmetimit nga njeriu te njeriu dhe përgjithësisht kanë qenë infermierë ose mjekë, të cilët janë marrë me këta pacientë që kanë pasur këto problematika./Klan

pandemie prag Shqipëria virusi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

TTW: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

09:16 / February 5, 2026

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.