Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Antonio Tajani: Ju jeni europianë! Do bëjmë maksimumin që të futeni në BE

10:52 / February 18, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8116
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë, në ministerialin e Korridorit VIII që u mbajt në Tiranë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani shprehu mbështetjen e vendit të tij karshi Shqipërisë në lidhje me integrimin në BE.

“Edhe për Italinë, Korridori 8 nuk është vetëm një zgjedhje teknike dhe infrastrukturore, por është një zgjedhje politike sepse kjo pjesë e strategjisë sonë për ribashkimin e Ballkanit me historinë europiane, është strategji për qevrinë italiane.

Ne do të bëjmë maksimumin t’ju ndihmojmë që të jeni pjesë e BE-së dhe jam shumë i qartë për Ballkanin Perëndimor dhe ashtu edhe për Ukrainën. Kjo është hsumë e rëndësishme.

Jemi në favor edhe Ukraina të jetë pjesë e BE-së, por përpara duhet të realizohet ribashkimi. Ju jeni europianë. Ky është një ribashkim, ashtu siç ka ndodhur më parë me Bullgarinë e Rumaninë, jeni vend europian ndaj është më mirë të flasim për ribashkim.

Më 30 mars një takim me grupin e miqve të Ballkanit, korridori 8 është nismë politike për të mbështetur integrimin europian të rajonit.”, deklaroi Tajani.

Më tej ai shtoi se edhe në deklaratën e përbashkët që do të publikojnë sot pas këtij ministeriali, do të përçojnë këtë mesazh të fuqishëm, duke folur për një potencial të jashtëzakonshëm për aktivitet mes Adriatikut dhe Ballkanit.

“Deklarata e përbashkët që do miratojmë, do të përçojë mesazh të fuqishëm politik, Korridori 8 është përparësi e përbashkët strategjike për ekonomitë tona. Jemi plotësisht të angazhuar për të hedhur hapa konkrete për realizimin e tij.

Korridori është thelbësor për tregtinë. Për Italinë tregtia është pak a shumë 40% e PBB sonë. Pra rritja e tregtisë tonë është e rëndësishme pasi bjektivi ynë është të rrisim eksportet dhe për këtë do punojmë fort në këtë pjesë të Europës. Potenciali për aktivitet ekonomik mes Adriatikut dhe Ballkanit, është i jashtëzakonshëm.”, tha ai.

Zv.kryeministri italian shtoi gjithashtu se përfundimi i Korridorit VIII është objektiv kyç sigurie dhe një instrument për të forcuar shtyllën europiane të NATO-s.

Antonio Tajani: BE Evropianë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.