Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjonaj dhe Lleshaj në Gjermani, Bundestagu vlerëson progresin e Shqipërisë

12:16 / June 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lleshaj gjonaj gjermani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ai i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë zhvilluar një vizitë pune në Gjermani ku janë takuar me përfaqësues të Kancelarisë, ministrisë së Brendshme dhe Bundestagut.

Në vijim të rekomandimit pa kushte të Komisionit për hapjen e negociatave të BE-në me Shqipërinë, delegacioni shqiptar informoi partnerët kyç në Gjermani mbi ecurinë e reformave shtet-formuese të ndërmarra nga Qeveria shqiptare si dhe përmbushjen plotësisht të kushteve të vendosura nga Këshilli Europian në Qershorin e 2018.

Bisedimet mes palëve u fokusuan në arritjet e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe Parlamentit Gjerman, duke njohur dhe vlerësuar progresin e arritur, shprehën mbështetje për Shqipërinë, dhe nxitën që zëri shqiptar të jetë i bashkuar, pasi informacione shpesh të kundërta lënë vend për perceptime jo të mira në Gjermani dhe në BE.

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj informoi se zbatimi i reformës në drejtësi, si një nga reformat historike të ndërmarrë nga ndonjë vend kandidat, është në fazën e fundit të zbatimit.

Gjonaj theksoi gjithashtu faktin që pritet plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese, i cili gjithashtu është një proces që pritet të mbyllet së shpejti, si një proces plotësisht i pavarur dhe i paanshëm nga mazhoranca politike qeverisëse apo ndikime të tjera partiake, në Republikën e Shqipërisë.

Lufta kundër korrupsionit dhe masat e marra nga Qeveria shqiptare dhe Ministrit të Drejtësisë, si Koordinator Kombëtar Antikorrupsion, ishin temë e rëndësishme, për të cilat ministrja Gjonaj informoi mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Masave të Strategjisë Kombëtare Antikorrupsion, si dhe rezultatet konkrete të deritanishme të arritura nëpërmjet Task Forcës, si një mekanizëm ndërinstitucional i ngritur nga Qeveria. Këto rezultate të arritura nga Task Forca Antikorrupsion, për herë të parë u vlerësuan pozitivisht edhe nga Raporti i Komisionit Europian.

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Lleshaj theksoi se bashkëpunimi dy palësh policor me Gjermaninë është shumë i kënaqshëm në nivelin operacional dhe me rezultate konkrete. Ai gjithashtu, vuri në dukje faktin se Shqipëria tashmë ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit, përmes një angazhimi ndërinstitucional në nivel qendror dhe vendor, me një plan konkret pune për kontrollin e territorit, rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet, duke vënë para përgjegjësisë çdo përpjekje e tentativë për ringjallje të këtij fenomeni.

Në lidhje me fenomenin e azilkërkimit të shqiptarëve në BE, ministri i Brendshëm theksoi se Shqipëria është një vend i sigurt, ku të drejtat e njeriut janë të mbrojtura, e kësisoj çdo përpjekje për të siguruar azil në vendet e BE-së, në mënyrë abuzive, duhet penguar në bashkëpunim mes autoriteteve të dy vendeve. Shqipëria vazhdon të ushtrojë kontroll të rreptë në Pikat Kufitare, por lufta e vërtetë qëndron në goditjen e rrjeteve të organizuara të trafikut njerëzor, që kamuflohen me veprimtari turistike ose mbështetje sociale. Në këtë kuadër, marrëveshja me FRONTEX është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta për të frenuar migracionin e paligjshëm, nëpërmjet territorit të Shqipërisë, drejt vendeve të BE. Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë sfidë të përbashkët.

Ministrat shqiptar nënvizuan se hapja e negociatave me Shqipërinë, nuk është vetëm njohje e progresit të saj të rëndësishëm, por edhe nevojë për të mbajtur ritmin e reformave dhe besimin tek e ardhmja europiane e Shqipërisë dhe rajonit

Bundestagu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026

Berisha: Protesta 41-ditore ka fituar mbështetje ndërkombëtare, së shpejti kallëzim i ri ndaj Ramës

14:08 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.