Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Banorët e Rrjollit kundër resortit të Bashkim Ulajt, Berisha: Nuk mund të mbështesim çdo protestë

20:38 / February 23, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
41771873718 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banorët e Rrjollit në Velipojë të Shkodrës prej disa ditësh janë ngritur në protesta kundër resortit që po ndërtohet atje nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj, me pretendimet se po u grabitet prona.

Ajo që është vënë re, është se PD nuk ka qenë e pranishme në mbështetje të protestës së këtyre banorëve. Lidhur me këtë mungesë të PD-së, Berisha u pyet sot gjatë një konference me gazetarët dhe përgjigja e tij ishte se Partia Demokratike nuk mund të mbështeste çdo protestë.

Po ashtu, Berisha në asnjë moment gjatë fjalës së tij nuk e përmendi emrin e botuesit pranë familjes së tij, Bashkim Ulajt.

Pyetje: Zoti Berisha, një tjetër situatë e nxehtë është duke u zhvilluar thuajse në përditshmëri në Shkodër në Baks-Rrjoll. Çfarë e pengon PD për të mbështetur këta banorë?

Sali Berisha: Absolutisht, nuk e pengon asgjë dhe PD qëndron prapa çdo shqiptari që i cenohet e drejta, i cenohet prona. Asnjë gjë. Asnjë pengesë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Deputetët tanë kanë qenë aty. Në qoftë se ju mendoni se PD do të jetë pjesë në çdo protestë, kjo besoj se është… PD mbështet çdo protestë të drejtë. Dhe, të them një gjë këtu, kemi ndërtuar më shumë se kushdo në histori dhe më shumë se kurrë dhe nuk kemi pasur absolutisht, përveçse në një rast, asnjë protestë nga pronarët për shpronësimin e tokave të tyre.

Pse? Sepse nuk kemi bërë asnjë hap pa i dëmshpërblyer ose pa firmosur marrëveshjen me ta se në këtë kohë do marrin paratë. Dhe do u jap një shembull. Rruga e Kombit ka bërë shpronësimet më të mëdha dhe ajo është ndërtuar duke bërë dizajnin dhe duke ndërtuar. Çfarë bëmë ne? Ne krijuam një ekip ekspertësh kompetentë dhe e bashkëngjitëm me dizajnin me një qëllim të vetëm, që aty ku vihej vija për të marrë tokën, negociohej me pronarin, i ofrohej shpërblimi, firmosej kontrata me të dhe nga Rrësheni gjer në Morinë, nuk ka pasur asnjë protestë sepse nuk ndërtohej pa zgjidhur problemin e pronësisë.

Atëherë, çfarë duhet të them me këtë? Përgjegjës kryesor për këtë është qeveria, e cila në asnjë rast nuk duhet të firmosë asnjë leje pa marrë garanci të plotë se është zgjidhur plotësisht problemi me pronarët. Kurse qeveria merr paratë vetë dhe i lëshon lejet sipas dëshirës. Ne, qoftë në Rrjoll, qoftë kudo që dalin, ne mbështesim plotësisht pronarët e ligjshëm. Ne nuk pranojmë kurrë arbitraritetin ndaj tyre. Ata që përpiqen ta politizojnë, ata mashtrojnë.

banoret Berisha kunder rrjollit ulajt
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.