Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Dy të akuzuar ngrenë pretendime, shtyhet gjyqi

12:47 / February 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8490
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona, që dyshohet se kanë marrë pjesë në atentatin ndaj ish-prokurorit e tashmë deputetit të PD-së Arjan Ndoja B.P. dhe A.Sh po përballen tashmë në gjyq. Procesi ndaj tyre po zhvillohet i ndarë nga pjesa tjetër e të pandehurve.

B.P vazhdon që të jetë në kërkim ndërkombëtar. Gjykata ka thënë se thirrja e tij është bërë me shpallje publike, po ashtu edhe në adresën e banimit. Gjithashtu, është marrë informacion nga Interpol Tirana.

B.P është lokalizuar në SHBA dhe iu është dërguar autoriteteve amerikane kërkesa për ekstradimin e këtij të fundit. Mirëpo, sipas shkresës që Interpol i ka sjellë gjykatës, nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur me këtë proces.

SPAK kërkon që të vijojë procesi në mungese të B. P. Ky i fundit i ka kërkuar gjykatës gjykim të shkurtuar nëpërmjet një email të dërguar avokatit të tij S.V. Por kërkesa nuk ka ardhur në formën e kërkuar nga ligji dhe për këtë arsye, nuk mund të pranohet.

Avokati i A.Sh. kërkon kohë qe të njihet me aktet e dosjes pasi është zgjedhur vetëm një ditë më parë. Gjyqi u shty, pasi avokati i A.Sh kërkoi kohë që të njihet me aktet. Seanca e radhës do të mbahet në 11 mars, ora 11:00.

akuzuar arjan ndojës atentati pretendime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.