Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë pas zhvillimeve në Lindje të Mesme

16:21 / March 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të shtunën vonë një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.

Mbledhja është mbajtur me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri Kurti ka ritheksuar qëndrimin e qartë të institucioneve të Republikës së Kosovës se qëndrojnë të palëkundura përkrah miqve dhe aleatëve tanë strategjikë, e në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar”, është thënë në një komunikatë të Kryeministrisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë nisur të shtunën sulme kundër Iranit, të cilat kanë rezultuar me vrasjen e liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei dhe dhjetëra figurave tjera të larta shtetërore.

SHBA-ja bëri të ditur se sulmet i nisi pasi e kuptoi se Irani nuk kishte gatishmëri të bënte kufizime të theksuara në programin bërthamor dhe atë të raketave.

Është politikë e kamotshme e SHBA-së që Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore.

Irani është kundërpërgjigjur në ditën e nisjes së sulmeve, duke synuar bazat ushtarake amerikane në vendet e rajonit, por duket se raketat dhe dronët e tij janë rrëzuar.

Në komunikatën e Kryeministrisë është përmendur se Kosova solidarizohet me popullin e Iranit dhe aspiratat e tyre legjitime për liri, dinjitet dhe të drejta themelore.

“Institucionet e Republikës së Kosovës tashmë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës, dhe se janë duke i monitoruar për së afërmi zhvillimet në Lindjen e Mesme, sikurse edhe implikimet e mundshme për Kosovën dhe rajonin. Ne po ashtu jemi në komunikim të afërt dhe të vazhdueshëm edhe me partnerët tanë strategjikë”.

Izraeli tha të dielën se po i vazhdon sulmet kundër shënjestrave të regjimit “në zemër të Teheranit”, teksa Irani po kryen sulme në shtetet e Gjirit Arab.

Për sulme është raportuar në Dubai të Emirateve, në Doha të Katarit, në Bahrein dhe Kuvajt.

Presidenti amerikan, Donald Trump e quajti Khamenein “një prej njerëzve më djallëzor në histori” dhe u bëri thirrje iranianëve ta marrin në duar shtetin e tyre.

Irani u zotua për “ofensivë shkatërruese” kundër bazave amerikane dhe Izraelit, në shenjë hakmarrjeje. Trumpi i tha që të mos veprojë ashtu sepse do të përballet me forcën më të madhe të parë ndonjëherë.

Albin Kurti keshilli lindje e mesme sigurise zhvillime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.