Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kur të grabit partneri/ Komisionet bankare si  instrumente grabitjeje

15:23 / March 6, 202610 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f040760c 95c1 4abd 9314 f050d8987a85
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Gjon Ndrejaj

Profesori im i lëndës “Qarkullimi monetar dhe krediti” në fakultetin e Ekonomisë, na shpjegonte se banka është më së pari institucion besimi. Ti, i beson asaj paratë e tua, ndërsa ajo të beson  ty se do t’ja kthesh paratë, kur t’i jep dhe ti ke nevojë për to. Njerëzit që punojnë në bankë janë njerëz me integritet të lartë. Madje ai na tregonte një ngjarje që sipas tij kishte ndodhur vërtet. Një i huaj kishte ardhur asokohe në Shqipëri bëhet fjalë 50 vjet më parë dhe për nevoja të veta do të thyente një çek në bankë. Punonjësja e bankës pasi kontrolloi vlefshmërinë e çekut nxorri një tufë kartmonedhash në sportel dhe filloi ti numëronte. I huaji i nervozuar ja rrëmbeu paratë nga sporteli pa i numëruar dhe i tha: “Në bankë nuk numërohen paratë”. Kjo do të thoshte se banka dhe personi në fjalë ishin krejt të besueshëm për të, prandaj numërimi i parave ishte i panevojshëm.

Në marrëdhënien me bankën, ne jemi gjithmonë në një pozicion partneriteti. Kur depozitojmë kursimet tona ne jemi huadhënës, i japim bankës paratë tona dhe ajo na paguan interes. Ajo i përdor paratë tona për të dhënë kredi por kur ne marrim një kredi, ne jemi huamarrës dhe  banka na jep para dhe ne i kthejmë ato me interes. Në të dyja rastet, jemi partnerë. Por ka një moment kur dinamika ndryshon rrënjësisht dhe nga partnerë, ne kthehemi thjesht në konsumatorë të detyruar të një shërbimi monopol: Ky është momenti kur ne  kryejmë shërbime bankare si transferta, pagesa, tërheqje cash-i apo verifikim i gjendjes.

Komisionet bankare një instrument grabitje.

Pikërisht këtu hyn në lojë termi “komision”. Dhe pikërisht këtu, mënyra se si këto komisione llogariten dhe justifikohen, përbën një nga format më të sofistikuara dhe më pak të debatuara të grabitjes institucionale të qytetarëve dhe të humbjes besimit dhe për rrjedhojë edhe prishjes së partneritetit.

Çfarë duhet të jetë një  komision? Në thelb, komisioni për një shërbim bankar duhet të jetë i thjeshtë: kosto reale e ofrimit të atij shërbimi, plus një fitim të arsyeshëm për bankën. Nëse një transfertë brenda vendit kushton  le të themi 200 lekë ku përfshihet , energjia elektrike, amortizimi sistemeve dhe puna e punonjësve; atëherë një komision prej 230 lekë, do të ishte i kuptueshëm dhe i pranueshëm  për një shërbim që zgjati vetëm  2 minuta  .Por realiteti është krejtësisht tjetër. Bankat në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera, kanë zgjedhur një model tjetër llogaritjeje: përqindjen mbi vlerën e transaksionit. Dhe ky është thelbi i problemit.

Kur 2% kthehet në 200% fitim? Le të marrim një shembull konkret. Kështu, sipas   tarifave të bankave shqiptare, tërheqja e parave në sportele ose në bankomatët e bankave të tjera varion nga 150 lekë deri në 0.1 përqind e shumës së transaksionit por jo më shumë se 2.000 lekë. Kjosipas akteve të bankës do  të thotë që nëse tërheq deri në 1.500,000 lekë, banka mban 150 lekë. Nëse tërheq 1.600.000 lekë, banka mban 1,600 lekë, që  do të thotë që për 100.000 lekë mbi shumën 1.500.000 lekë komisioni është 1.450 lekë ose rreth 10 herë më i lartë. Pyetja që duhet bërë është: a kushton më shumë për bankën përpunimi i një tërheqjeje prej 1.500,000 lekësh sesa i një tërheqjeje prej 1.600,000 lekësh? Përgjigjja është jo. Kostot janë identike. Energjia që harxhon bankomati, rrjeti i komunikimit, koha që duhet për të verifikuar llogarinë është  e njëjta. Por përse atëherë komisioni është 10 herë  më i lartë?

Më absurde duken komisionet e aplikimit për bono thesari. Këtu komisioni ndryshon në vartësi  të  afatit të maturimit të bonove. Kështu për bonot e thesarit me afat tremujor komisioni i aplikimit është 0.15 përqind e shumës së transaksionit, ndërsa për bonot e thesarit me afat një vjeçar, komisioni i aplikimit është 0.20 përqind e shumës së transaksionit. Koha për aplikim nuk është më shumë se 5 minuta dhe kostoja e aplikmit në të dyja rastet është e njëjtë. Problemi këtu është se madhësia e  komisionit e aplikimit nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë lidhje as me afatin e maturimit të bonove (tremujore apo vjetore) por as me shumën e transaksionit. Aplikimi i komisionit  në përqindje mbi shumën e transaksionit e lidh këtë drejpërdrejt me shumën e transaksionit . Kostoja gjithashtu duhej te ishte  fikse në shumë absolute dhe jo në përqindje por banka në këtë rast pa marrë mbi vete asnjë rrezik ose kosto shtesë, bëhet partnere në biznesin tim.Në rastin e kredisë banka është ortake por ka marrë përsipër rrezikun e moskthimit të kredisë. Madhësia e komisionit duhej të ishte bazuar në koston e aplikimit   dhe  jo në afatin e maturimit të bonove. Përshkallëzimi i normës në përqindje të nga 0.15-në 0.20 përqind është tërësisht pa asnjë llogjikë ekonomike.

Për të vlerësuar diferencën dhe anomalitë që bart kjo mënyrë vlerësimi po i referohemi komisionit bazë  të depozitave që është 500 lekë ( Depozitë Cash nga klientë të rastit) dhe në fakt paraqet koston maksimale të transaksionit e përafërt me koston e aplikimit për bono thesari. Por në rastin e aplikmit për bono thesari me afat njëvjecar,  komisioni bankar  për një shumë aplikimi prej pesë milion lekë, është 10.000 lekë ose njëzet herë më i lartë.

 Një komision i aplikuar si më sipër, nuk ka asnjë lidhje me koston e shërbimit por është thjesht një mekanizëm për të rritur fitimet në mënyrë disproporcionale, duke u maskuar pas një logjike që në dukje duket e padëmshme: “një përqindje e vogël”.  Por 0.2% e një shume të madhe nuk është më një komision, është një taksë mbi paranë tënde.

E njëjta logjikë vlen për transfertat ndërkombëtare. Pse një transfertë prej 50,000 euro duhet të paguajë 10 herë më shumë komision se një transfertë prej 5,000 eurosh? A shkruan sistemi SWIFT më shumë rreshta kodi? A harxhon më shumë energji? Jo. Thjesht banka vendos që fitimi i saj të jetë në përpjesëtim me vlerën që ti zotëron, jo me punën që ajo bën.

 Marifete “marketingu”përdoren edhe në depozita. Kështu një bankë të ofron interes 1.4 përqind për depozitat me afat një vjeçar ndërsa një bankë tjetër ka sajuar një skemë tjetër për të joshur klientët. Ajo ofron depozita me afat 18 mujor por interesi është 0.5 përqind për gjashtëmujorin e parë, 0.7 përqind për gjashtëmujorin e dytë dhe 4.8 përqind për gjashtëmujorin e tretë. Në se këto interesa do ti konvertosh me bazë vjetore si dhe të llogaritësh interesin e akumuluar diferenca është shumë e vogël midis 4.8 përqind dhe 1.4 përqind  dhe 4.8 përqind është një joshje mashtruese. Klientët nuk e kanë kulturën dhe njohuritë e nevojshme  për të bërë llogaritje dhe për të zgjedhur  opsionet e përshtatshme prandaj shpesh herë bien pre e ofertave mashtruese.

Mungesa e transparencës dhe mbikqyrjes, aleati i grabitjes

Tregu bankar është një treg specifik dhe prandaj mbikqyrja e tij e vazhdueshme është një domosdoshmëri për shkak të rreziqeve që ai paraqet por edhe të mundësive të abuzimit dhe sigurimit të përfitimeve të padrejta në kurriz të qytetarëve, duke përdorur mekanizma të tilla si komisionet bankare apo edhe marifete të tjera. Referuar bilanceve të publikuara,  norma e fitimit në sektorin bankar (Kthimi nga kapitali ROE) në Shqipëri,  është rreth 19.2 përqind, me një tendencë rritje prej 17 përqind nga periudha e mëparshme dhe rreth 15 përqind e këtij fitimi llogaritet të jetë realizuar nga interesat.  Por ajo që të bie në sy është fakti se Shqipëria ka normën më të lartë të fitimit bankar në Europë. Kështu zona Euro ka realizuar një normë fitimi vetëm 9.5 përqind  , ose  më pak se 50 përqind e normës së fitimit  të bankave që operojnë në Shqipëri. Kjo normë në EU luhatet nga 6.8 përqind në Gjermani, në 18.5 përqind në Greqi. Për 9 mujorin 2024 fitimi i bankave në Shqipëri  llogaritet përafërsisht 28 miliardë lekë dhe të ardhurat nga komisionet  rreth 14 miliardë gjë e cila duhet t’i tërheqë  vemendjen e organeve rregullatore dhe mbikqyrëse të tregut banakr.

Duke qenë pjesë e tregut të lirë sigurisht që bankave nuk mund të ju diktohet tarifat e shërbimeve apo komisionet por mund të ju diktohet metodollogjia e llogaritjes së tyre mbi bazën e kostos. Dikush mund të thotë se në kushtet e tregut të lirë sejcili mund të zgjedhë bankën që do. Po,kjo është e mundur por nuk është kaq e lehtë sa të zgjedhësh dyqanin e peshkut apo restorantin tënd të preferuar. Kjo kërkon procedura, si dhe bart disa kosto të rënduara çka e  mbajnë  të lidhur në një farë mase konsumatorin me bankën edhe kundër dëshirës së tijë.

Nëse mënyra e llogaritjes është mekanizmi, mungesa e transparencës është mjeti që e bën të mundur këtë grabitje. Sa prej nesh e dinë saktësisht se sa do të paguajnë për një transfertë ndërkombëtare përpara se ta kryejnë atë? Sa prej nesh janë informuar për “mark-up”-in e aplikuar mbi kursin zyrtar të këmbimit?  Shpesh, klientët nuk informohen qartë mbi tarifat totale përpara se të kryejnë një transaksion, veçanërisht kur përdorin karta të huaja ose kur bëjnë këmbime valutore .Edhe kur në faqet përkatëse të bankave publikohen disa  të dhëna por  deshifrimi i tyre nuk është i mundur për qyetarin e thjeshtë.

Transparenca e munguar i lejon bankat të mbajnë “fitimin e padukshëm”. Nëse ti nuk e di sa po paguan, nuk ankohesh. Dhe nëse nuk ankohesh, ata vazhdojnë. Një tjetër element që ushqen këtë praktikë është mungesa e konkurrencës reale. Në Shqipëri, tregu bankar është i përqëndruar dhe shërbimet paguhen shtrenjtë. Por ajo që vihet re është se bankat aplikojnë tarifa pothuajse të njëjta. Nuk ka luftë çmimesh për të tërhequr klientët, por përkundrazi, një lloj marrëveshje e heshtur. Edhe Autoriteti i Konkurrencës  “është i qetë” pasi , nuk gjen domosdoshmërisht marrëveshje të fshehta, por konstaton se mungesa e transparencës dhe metodologjitë e llogaritjes janë të ngjashme.Ndërsa Banka e Shqipërisë është e lumtur se kjo është kompetencë e bankave të nivelit të dytë.

Krahaso këtë me atë që ndodh në vende të tjera. Në disa vende , për shembull, qeveria po detyron bankat të zbatojnë “rrugëtimin me koston më të ulët”, duke i detyruar ato të zgjedhin automatikisht kanalin më të lirë të pagesës për klientin, jo atë që sjell më shumë fitim për to .

Partneriteti rrezikon të  prishet

Banka është partnere kur ke nevojë për të. Kur do të marrësh kredi, ajo të trajton si klient të artë. Kur ke depozita, të siguron se paratë e tua janë në dorë të sigurt pa cka se ato në fakt janë të garantuara nga shteti. Por momenti që ti kryen një shërbim të thjeshtë, ajo heq maskën dhe tregon fytyrën e vërtetë: atë të një tagrambledhësi që nuk ka asnjë lidhje me koston reale të shërbimit që të ofron.

Llogaritja e komisioneve si përqindje mbi vlerën e transaksionit është një anakronizëm që duhet të zhduket. Në epokën e dixhitalizimit, ku kostot e përpunimit janë pothuajse zero dhe nuk ndryshojnë në bazë të shumës,vazhdimi i kësaj praktike është thjesht një formë grabitjeje e mirëorganizuar.Partneriteti i vërtetë nuk ndërtohet mbi grabitjen e partnerit më të dobët, por mbi transparencën dhe drejtësinë. Kur ai të vjedh apo ta “bën me hile” siç thotë populli, atëherë ky partneritet ka përfunduar dhe mbahet me zor.

Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Konkurencës duhet të ndërhyjnë për të na “pajtuar”me bankat….

Gjon Ndrejaj grabit komisionet bankare partneri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.