Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti i RMV-së rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran

12:40 / March 4, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fafa423e e82d 42ef b879 5fc49b4ee832
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta në Iran ka prekur edhe botën e futbollit, me shumë futbollistë që kanë zgjedhur të largohen nga Lindja e Mesme për shkak të rrezikut të lartë që u kanoset nga sulmet me dronë. Mes tyre janë edhe dy futbollistët shqiptarë Jasir Asani dhe Regi Lushkja, të cilët luanin atje.

Përpara se të largohej nga Irani, futbollisti i kombëtares Jasir Asani ka ndihmuar edhe lojtarin e Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovskin, i cili ishte braktisur nga klubi i tij.

Ky i fundit ka rrëfyer për gazetarët e “Sport1” në Maqedoninë e Veriut të gjithë kalvarin që ai përjetoi dhe fatin e madh që pati, që arriti të largohej nga Irani. Dhe për gjithë këtë falenderon pikërisht Jasir Asanin, i cili ishte i vetmi që iu gjend pranë.

Ashkovski tregoi se kishte qenë plot 15 orë larg vendit ku gjendej Asani, por ia kishte dalë të takohej dhe të udhëtonte me të falë shoferëve që klubi i Esteghlal-it ku luan shqiptari, i kishte vënë në dispozicion të futbollistëve të vet.

“Unë udhëtova nga Rafsajan në Teheran për 15 orë, pastaj në kufi me Turqinë dhe prej nga atje me avion në Stamboll. Ishte një telash i madh të kaloje përmes Iranit. Jasiri më ndihmoi, ai kishte shoferin e tij, ia dola me të.

Kishte sulme kudo, edhe pranë meje, sapo kishte filluar. Nuk kisha ngrënë apo pirë për tre ditë, unë thjesht po kërkoja një mënyrë si të largohesha nga vendi. Pasi lideri i tyre u vra, asgjë nuk funksiononte, çdo gjë u mbyll… gjithçka ishte e vështirë, por gjithçka përfundoi mirë. Tani pres me padurim të shkoj në shtëpi, të fle, të pushoj pak.

Kur gjithçka ndodhi, mua më braktisën, po të mos ishte për Jasirin… Kishte edhe të huaj të tjerë, por asnjë nuk më ndihmoi. Isha i ulur në rrugë, të huajt e skuadrës së Persepolis po kalonin me një autobus dhe i pyeta nëse mund të shkoja me ta dhe më thanë që nuk mundesha. Kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua në të ardhmen”, ka rrëfyer futbollisti për median sportive të vendit të tij.

Pas disa ditësh udhëtimi nga Rafsajani ku luante, përmes Teheranit deri në Stamboll, mbrëmë Ashkovski mbërriti në Shkup, ku u prit nga autoritetet e RMV-së, të cilat i mundësuan hyrje të shpejtë në shtet. Ai ka treguar se mori menjëherë trajtim VIP nga përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kaluar formalitetet kufitare në një sportel të veçantë të hapur vetëm për të dhe shpëtimtarin e tij, Jasir Asanin.

“Vetëm tani ndihem i lehtësuar, kur shkelva në tokën maqedonase. Ende jam në shok nga gjithçka që ndodhi, mund të shkruaj një libër për atë që kalova në 72 orët e fundit. Jam i lumtur që arrita gjallë në Shkup, falënderim për të gjithë për ndihmën, edhe për njerëzit në aeroportin e Shkupit që më pritën ngrohtësisht. Tani dua vetëm të pushoj,” ishin fjalët e fundit që Ashkovski tha për gazetën gjatë udhëtimit nga Stambolli.

Ai, ndër të tjera, tregoi se nuk pendohet që shkoi të luajë në Iran, ku sipas tij ishte shumë më mirë se sa mendojnë të gjithë, por fatkeqësisht lufta e ndërpreu gjithçka.

futbollisti Jasir Asani RMV Shpëtoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.