Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën që lidh Fierin me Vlorën.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, ku makina është djegur pothuajse plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga ky incident. Flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkrumbuar automjetin.
