Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rikthehet lotaria amerikane, kriteret e reja të aplikimit për shqiptarët

12:07 / March 25, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
433b8a4c 764b 43b8 b1ff a1c089db63f9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lotaria amerikane (Diversity Visa) do të rikthehet dhe në vjeshtën e këtij viti dhe qytetarët shqiptarë mund të rinisin me aplikimet, pas pezullimit të tyre në janar. Gjithsej parashikohet të ketë rreth 10 milionë aplikime.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar disa ndryshime të programit ku kërkohet që në formularin elektronik aplikanti të ngarkojë një pasaportë të vlefshme dhe një skanim të faqes biografike dhe nënshkrimit.

Kjo kërkesë redukton rrezikun e pasaportave të falsifikuara dhe mbështet verifikimin e sigurisë dhe identifikimin e aplikantit.

Zyrtarët mund të verifikojnë pranueshmërinë e aplikantit bazuar në vendin e lindjes dhe mundësinë e lidhjes me një shtet me “pranueshmëri të ulët.”

Departamenti i Shtetit po shton fjalën “duhet” për të thjeshtuar udhëzimet për zyrtarët konsullorë. Në vend të fjalës “gjini” do të përdoret termi “seks”, kurse “mosha” zëvendësohet me “data e lindjes”.

Disa prej kritereve kryesore:

Të gjithë aplikantët duhet të paguajnë një tarifë prej 1$ në momentin e dorëzimit të aplikimit, dhe nuk do të ketë përjashtime për këtë tarifë nominale.

Aplikimet duhet të zotërojnë diplomën e shkollës së mesme ose një ekuivalente dhe të specifikojnë arsimin.

Për indvidët e martuar, aplikimet duhet të përfshijnë emrin, foton, datën dhe vendin e lindjes së bashkëshortit/es dhe të gjithë fëmijëve biologjikë, si dhe të gjithë fëmijëve të adoptuar ligjërisht dhe fëmijëve të marra nga bashkëshorti/ja që janë të pazgjidhur dhe nën 21 vjeç në datën e aplikimit fillestar.

Përfshirja e bashkëshortëve është e detyrueshme edhe nëse bashkëshorti nuk banon aktualisht me aplikantin dhe/ose nuk do të emigrojë me të, përveçse nëse janë të ndarë ligjërisht.

Gjithashtu theksohet se ka mekanizma të fuqishëm për martesat e rreme gjatë aplikimit për vizë. Aplikantët e përzgjedhur duhet të sigurojnë prova të marrëdhënies, përfshirë certifikatën e martesës, dokumente, ndërsa mund të kërkohen dëshmi apo shqyrtime të mëtejshme.

Pezullimi në janar ngriu përpunimin e aplikimeve për 75 vende të botës.

Kategoritë e vizave të prekura ishin bashkimi familjar, punësimi, birësimi, emigrantët speciale, emigrim diversiteti (lotaria). Vendimi nuk preku vizat studentore, turistike ato për biznes apo të tjera, përfshirë edhe për tifozët e futbollit që duan të qëndrojnë në SHBA për të parë nga afër Kupën e Botës që zhvillohet këtë vit, edhe pse administrata Trump ka thënë se do të verifikojë të gjithë aplikuesit e vizave.

amerikane aplikimit kriteret Lotaria rikthehet shqiptarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.