Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Dy autorët e golave në Sllovaki “ndezin” ëndrrën e Kosovës, Hoxha dhe Asllani premtojnë “zjarr” edhe ndaj Turqisë

12:59 / March 29, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Asllani Kosova
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesja e Kosovës dhuroi një nga ndeshjet më spektakolare të viteve të fundit, duke triumfuar 4-3 ndaj Sllovakisë në transfertë dhe duke siguruar finalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Një përballje e çmendur, me ritëm të lartë, përmbysje dhe emocione pa fund, që konfirmon rritjen e madhe të “Dardanëve” në arenën ndërkombëtare. Golat për Kosovën u realizuan nga Veldin Hoxha, Fisnik Asllani, Florent Muslija dhe Kreshnik Hajrizi, por protagonizmi kryesor ishte pikërisht te dy autorët e parë, të cilët jo vetëm shënuan, por edhe dhanë mesazhe të forta për sfidën vendimtare ndaj Turqisë.

Sulmuesi i Hofenheimit, Asllani, pas ndeshjes u shpreh i lumtur për golin e tij, por theksoi se më e rëndësishmja ishte fitorja: “Besoj që të gjithë golat kanë qenë shumë të rëndësishëm. Jam shumë i lumtur që shënova sërish, por më e rëndësishmja është që fituam. Besoj që do ta ‘kallim’ stadiumin në ndeshjen e radhës. Do të jetë një përballje shumë e vështirë, si të gjitha deri tani, por ne do të japim maksimumin dhe në fund do të shohim rezultatin. Shanset janë aty, sepse ndeshjet me kombëtaret nuk janë të lehta për askënd”.

VELDIN HOXHA- Nga ana tjetër, mesfushori Hoxha, i cili hapi serinë e golave në Bratislavë, e cilësoi këtë si një natë të veçantë për Kosovën: “Është një natë shumë e veçantë për ne. Jemi të lumtur që bëmë një hap më afër Botërorit. Kemi edhe një ndeshje përpara dhe mezi e presim. Është ndjenjë e jashtëzakonshme të shënosh për vendin tënd. Jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën dhe shpresoj ta vazhdoj edhe në të ardhmen”.

Hoxha, që zëvendësoi të dëmtuarin Leon Avdullahu, foli edhe për sfidën vendimtare ndaj Turqisë: “Turqia është një ekip shumë i mirë, por është vetëm një ndeshje dhe detajet do ta vendosin. Ne jemi gati dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur në Botëror”. Kosova tashmë është vetëm një hap larg historisë dhe me lojtarë në formë si Hoxha dhe Asllani, ëndrra për një kualifikim historik në Kupën e Botës duket më e gjallë se kurrë. Finalja e madhe kundër Turqisë, ku varet edhe fati i Kosovës për në Botëror, do të luhet të martën, 31 mars, ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

2 autoret asllani golave Hoxha Sllovaki
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.