Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

230 familje në Tiranë përfitojnë ndihmë ekonomike! Shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

21:20 / March 30, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bashkia Tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan një sërë vendimesh që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve, përmes mbështetjes sociale dhe investimeve në shkolla, rrugë, transport publik e hapësira publike.

Në fjalën e saj kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani u shpreh se 230 familje do të përfitojnë ndihmë ekonomike kurse 18 familje do të përfitojnë subvencion qiraje. 

“Projektvendimi për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6%, nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti i bashkisë Tiranë, për  periudhën 1-28 Shkurt, 2026. Projektvendimi propozon miratimin për periudhën 1-28 shkurt 2026. Për këtë periudhë, njësitë administrative kanë përzgjedhur 230 familje: 142 familje do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor; dhe 88 familje nga fondi i kushtëzuar deri në 6%”, u shpreh Ristani.

Më tej, ajo njoftoi edhe vendimmarrjen për trajtimin me subvencionin e qirasë të disa familjeve në nevojë, që nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë.

“Janë depozituar 21 aplikime; Në përfundim të shqyrtimit, komisioni ka vlerësuar se prej tyre janë 18 familje përfituese me dokumentacion të rregullt, të ndarë në: 6 familje, kryefamiljar/nëna kryefamiljare me fëmijën në ngarkim ku përfshihen edhe vajzat/nëna; 3 familje/ individë të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit; 4 familje me anëtarë me aftësi të kufizuar (PAK + KMCAP) dhe pension invaliditeti; 2 familje në ndihmë ekonomike; 3 Familje në vështirësi ekonomike”, shtoi Ristani.

Duke nënvizuar prioritetin që infrastruktura lidhëse me Unazën e Madhe të vazhdojë, Ristani deklaroi se vijon mbështetja për familjet e prekura.

“Sot, ende pa përfunduar projektet, vlera e pronës aty është shumëfishuar, por kur të përfundojë, ajo do të rritet akoma edhe më shumë, pavarësisht kundërshtimeve apo dëshirës së disave. Deri atëherë ne do të vijojmë me mbështetjen e familjeve që nuk zotërojnë asnjë banesë tjetër, pasuritë e të cilëve përjashtohen nga procesi i legalizimit. Deri më tani janë përcjellë në total 159 aplikime nga Njësitë Administrative Nr. 1,3,4,11.Prej tyre, 137 janë miratuar si përfitues nga Këshilli Bashkiak”, u shpreh ajo.

Ndërsa 8 familje do të ndihmohen financiarisht pas dëmeve nga zjarret dhe përmbytjet.

“Është përgatitur lista me 8 familje që përfitojnë ndihmë financiare për shkak të dëmeve ndërtimore dhe në orendi/pajisje elektroshtëpiake, si pasojë e fatkeqësisë natyrore”, tha më tej Ristani. Një tjetër pikë e rëndësishme që u miratua ishin investimet e shtuara për shkolla, rrugë, transport publik dhe hapësira publike.

“Bashkia e Tiranës do të vijojë zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e hapësirave urbane dhe mjedisit, forcimin e infrastrukturës arsimore dhe rritjen e aksesueshmërisë për grupet e pafavorizuara, rritjen e sigurisë rrugore dhe në shkolla, si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik, punësimit, zhvillimit rural dhe turizmit. Paralelisht, do të investohet në përmirësimin e rrjetit rrugor, transportit publik dhe kapaciteteve të parkimit, për një qytet më funksional dhe të qëndrueshëm”, deklaroi Ristani. 

Gjithashtu, do të shtohen fondet për kompensimin e aboneve për 395 studentë dhe 1,005 pensionistë, si dhe për strehimin social dhe banesat sociale.

230 familje ekonomike ndihme perfitojne Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Goditet tregtia e dyshuar e paligjshme e markave luksoze në Tiranë, nuk deklaronin të ardhurat nga aktiviteti i tyre

11:00 / July 18, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026

Tragjedi në Tiranë, vetëmbytet gruaja/ Mister shkaqet që shtynë 40-vjeçaren drejt aktit ekstrem

11:09 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.