Ndeshjet e sotme “finale” të play-off të Botërorit nuk shohin në fushën e lojës vetëm Kosovën, ku është vëmendja e të gjithë shqiptareve. Paralelisht luhen tre sfida të tjera në zonën e Europës, për tre bileta të rëndësishme në fazën finale.
Ndeshja që ka marrë më shumë vëmendje është ajo mes Bosnjë Hercegovinës dhe Italisë, me këtë të fundit që udhët të shmangë turpërimin për të tretin edicion radhazi të Botërorit si spektatore. Njëkohësisht, luhet edhe dueli mes Suedisë dhe Polonisë, një finale ku ëndërronte të ishte edhe Shqipëria e cila u eliminua pak ditë më parë nga Levandovski & Co.
Kurse një sfidë e paparashikueshme është ajo në Çeki, ku vendasit përballen me Danimarkën, një prej skuadrave me ambicie shumë të qartë që kërkon kualifikimin në Botëror.
