Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rishikimi i praktikës për arrestin në burg, Kolegjet e Bashkuara mblidhen sot

09:00 / April 9, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0857
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kolegjet e Bashkuara mblidhen sot në orën 09:30 për të shqyrtuar ndryshimin e praktikës lidhur me qëndrimin që do të mbahet për masën e arrestit në burg, kur ajo vendoset mbi bazën e rrezikshmërisë së veprës.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, tre janë pikat kryesore mbi të cilat do të rishikohet një vendim i mëparshëm i vitit 2011, që i përket rastit Ilir Kumbaro dhe që ka shërbyer si orientim për gjyqtarët.

Gjykata e Lartë ka marrë shkas nga qëndrimet e Strasburgut për Thoma Gëllçin, ku u theksua se nuk mjafton dyshimi kur hetimet vijojnë pa afat, si edhe nga dy raste të tjera dhe ndryshimet ligjore.

Çështjet që shtrohen për shqyrtim përpara Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë

Në funksion të objektit të këtij vendimi të ndërmjetëm që lidhet me ushtrimin nga Kryetari i Gjykatës së Lartë të nismës për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar, dhe me qëllim që shqyrtimi përpara Kolegjeve të Bashkuara të jetë i qartë dhe metodologjikisht i rregullt, shtrohen për zgjidhje këto çështje:

  1. Në interpretim të neneve 228 dhe 230 të KPP, a është në përputhje me këto dispozita dhe me nenin 5 § 3 të KEDNJ qëndrimi sipas të cilit, kur kërkohet ose vendoset masa e “arrestit në burg”, gjykata nuk ka detyrim të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur prej saj është e përshtatshme për rastin konkret?
  2. Në interpretim të neneve 228 dhe 230 të KPP, a mund të nxirret “rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e të pandehurit”, si kriter për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” vetëm ose kryesisht nga natyra e veprës penale, nga rëndësia e saj e përgjithshme ose nga marzhi i dënimit, pa një vlerësim konkret dhe të individualizuar të rrethanave të rastit dhe të personit?
  3. Kujt i takon barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së “arrestit në burg” dhe a është në përputhje me nenin 5 § 3 të KEDNJ dhe me nenet 228-230 të KPP qëndrimi sipas së cilit papërshtatshmëria e kësaj mase mund të pranohet vetëm nëse i pandehuri paraqet prova pozitive?

arrestit me burg kolegjet e bashkuara praktikës Rishikimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.