Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafikuan 7.5 tonë kokainë drejt Europës, SPAK godet grupin kriminal, lëshohen 11 urdhër arreste, 3 në pranga

19:36 / April 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion antidrogë është zhvilluar në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku është goditur një grup kriminal që dyshohet se kryente trafik ndërkombëtar të kokainës.

Me vendim të GJKKO-së, në kuadër të këtij operacioni u lëshuan 11 masa sigurie, mes tyre edhe për një emër të njohur si Jetmir Pepa allias Marashi. Jetmir Pepa është një emër i njohur për blutë, pasi në janar 2025 u shpall në kërkim pasi qëlloi me armë në një koncert festiv të organizuar ‘Cinco Cavalli’ në Parkun Olimpik të Tiranës. Masat janë lëshuar me kërkesë të prokurorit Alfred Shehu, por deri më tani janë arrestuar vetëm 3 anëtarë të grupit, Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola.

Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri të ndryshme që dyshohet se u përkisnin anëtarëve të këtij grupi kriminal. Sipas SPAK, ky grup kriminal ka trafikuar në 8 episode të ndryshme rreth 7.5 ton kokainë nga Amerika Latine në Europë.

Pasuritë e sekuestruara:

“Pepa Group SHPK”, Tiranë

33.3% e aksioneve të “HEC ARSTI” në Fierzë (vlera e aksioneve që I përket Pepa Group)

B.I.V. SHPK, 50 %, e aksioneve që i përkasin Pepa Group)

50% e aksioneve të “Shëngjini 2013” shpk (vlera e aksioneve që I përket Pepa Group)

 “Oxford Hotel”, në Tiranë 

“Maison Nuve Aesthetics” në Tiranë

“E.DK.AL” shpk, me seli në Ishull-Shëngjin, me emrin tregtar Soluna

60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.

89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura).

72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Lulzim Pepaj

Florian Marku 

Anton Kola

11 urdher arreste 3 pranga 7.5 ton kokaine spak Trafikuan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.